Prokurorët e çështjes për të arrestuarit e tërmetit: “Katrahurë” me ndërtimet

14:03 | 15/01/202014:030

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, gjatë ditës së sotme prokuroria e Tiranës dhe drejtuesit e policisë së shtetit dhanë disa detaje nga hetimi për tërmetin e datës 26 nëntor.

Sipas prokurorëve janë gjetur një sërë shkeljesh nga ana e ndërtuesve dhe zbatuesve të projekteve ndërtuese por jo vetëm. Prokurorët theksuan se në disa raste është konstatuar se mungon edhe leja e objektit dhënë nga njësia administrative.

Prokurorët u treguan të kujdesshëm për të treguar detaje të tjera nga hetimi, ata theksuan se hetimi ende vazhdon.

“Mungojnë studimet sizmiologjike, të cilat për një kategori ndërtesash mbi 7 kate është akt i domosdoshëm. Mungojnë oponencat teknike për administratorët e të cilëve janë lëshuar edhe urdhra ndalimi, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar mungojnë aktet e qëndrueshmërisë. Këto shkelje lidhen me veprat penale të shpërdorimit me detyrën. Ka mangësi lidhur me aktet e kolaudimit të objekteve. Ka mangësi edhe në aktet e marrjes në dorëzim të shesheve të ndërtimit, procesverbali i gërmimit, betonimit, të lidhjes së hekurit, të provave për betonin dhe hekurin, certifikatat e cilësisë së punimeve. Në disa raste mungon edhe leja e objektit dhënë nga njësia administrative“, thanë prokurorët e çështjes.

Ndërkohë nën akuzë, janë vendosur edhe ata persona, të cilët kanë ndërtuar në mënyrë  të paligjshme, shtesa të objekteve, të cilat kanë sjellë dobësimin e strukturës mbajtëse të objekteve.

Ndërkohë të pyetur nga gazetarja e ABC News, Glidona Daci se nëse në bazë të hetimit, a ka patur raste, ku ka rezultuar se janë dëmtuar banesa nga tërmeti i 21 shtatorit, dhe më pas, edhe nga ai i 26 nëntorit, çfarë masash ishin marrë,  prokurorja Imeraj tha

“Edhe në këtë drejtim hetimi vazhdon, dhe është objekt i hetimit edhe një situatë e tillë”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono