Patozi: Çelësi që mund ta shpëtojë Shqipërinë nga një zjarr janë ndërkombëtarët

19:48 | 25/02/2019

Për ish nënkryetarin e Partisë Demokratike Astrit Patozi, shpresa e vetme për Shqipërinë është faktori ndërkombëtar. Duke shpreshur mosbesimin e tij  për kreun e opozitës akuzon Ramën dhe Bashën që i kanë vënë zjarrin Shqipërisë dhe i vetmi arbitër mbeten ndërkombëtarët.

“I vetmi çelës që mund ta shpëtojë Shqipërinë nga një zjarr është faktori ndërkombëtar se këta të dy zjarrin e kanë vënë dhe ne thjesht do presin që mbase do qetësohen pak dhe këtë vend do marrin mendje të ftohta dhe jo të nxehta. Faktori ndërkombëtar janë shpresa e vetme, ata janë arbitri”.

Mosbesimin ndaj Bashës e sheh te pazari që bëri me Ramën, ndërsa theksoi se ai duhet të godiste sistemin dhe jo Ramën.

“Nuk i besoj Bashës edhe kur bëri pazarin edhe kur kërcënoi për luftë se është i njëjti person. Basha nuk duhet të bënte pazar me Ramën. Të lejohet gara, respekti për kiundërshtari po jo pazari. Bahsa bëri Pazar. Të ëkkrojë falje pë rherën e parë. Nuk mund të jesh hero edhe kur bëre pazarin dhe tani që ke dalë nga sistemi.

Këta që duan të gjejnë një rast të ngjashëm e kanë gjetur në Italinë e viteve ‘20 në kohën e Musolinit. Po krahasohemi me 100 vjet përpara. Ky vendim duhej të merrej me përulësi. Këtu u bë garë se kush të firmoste i pari. Basha duhet të godiste sistemin dhe jo Edi Ramën, se problemi është sistemi. Ndryshimin e bën koshienca politike”.

Djegien e mandateve e konsideron vetëvrasje ndërsa shton se PD dhe PS duhet të largojë nga sfera skifterat dhe të mendojë për një lidership të ri.

“I vetmi rast në botë ku vetëvrasja konsiderohet akt heroik. Në rast se do marrë përgjegjësitë e veta duhet të largojë nga sfera skifterat, Rama të largojë Spiropalin dhe këta të largojnë këta të rinjtë që thonë Edi Rama s’ka ku shkon. Të dy palët duhet të mendojnë për një udhëheqje. PD duhet të mendojë për një lidership tjetër po ashtu dhe PS. Se nuk mundet njëkohëshisht që dy njerëz konfliktualë të dalin nesër si dy shëptimtarë, se nuk ka sens”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono