OBSH: Rastet e fruthit u trefishuan në vitin 2019

08:58 | 16/04/201908:580

Numri i rasteve të fruthit, të raportuara në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas saj, Afrika ka dëshmuar rritjen më dramatike – 700%. Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se numri aktual mund të jetë shumë më i madh, pasi vetëm një në 10 raste globalisht raportohen.

Fruthi është një sëmundje virale infektive që nganjëherë mund të çojë në komplikime të rënda shëndetësore, përfshirë infeksionet në mushkëri dhe tru.

Sipas OBSH-së, Ukraina, Madagaskari dhe India janë vendet më të prekura nga kjo sëmundje, me dhjetëra mijëra raste të raportuara.

Që nga Shtatori, së paku 800 vetë kanë vdekur nga fruthi vetëm në Madagaskar.

Shpërthimet kanë goditur gjithashtu Brazilin, Pakistanin dhe Jemenin, “duke shkaktuar shumë vdekje – kryesisht në mesin e fëmijëve të vegjël”, tha OBSH-ja.

Sëmundja thuhet se është krejtësisht e parandalueshme me vaksinat e duhura./REL


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono