Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë

schedule16:22 - 20 Dhjetor, 2018

schedule 16:22 - 20 Dhjetor, 2018

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë  shpalli si  veprën letrare më të mirë për vitin 2017 “Sonatë për gruan e një tjetri”  të shkrimtarit Henrik Spiro. Ndërsa, vepra letrare më e mirë e përkthyer u vlerësua  “Armëpushimi” i Primo Levit  shqipëruar nga Aida Baro. Shkrimtari Henrik Spiro Gjoka, prej më shumë se 30 vitesh jeton në Francë.  Deri më tani ka shkruar pesë vepra në gjuhën shqipe. Ndërsa Aida Baro  prej 2 dekadash i është dedikuar përkthimit të letërsisë. Vepra letrare më e mirë e vitit  shpërblehet me 500 000 lekë. Ndërsa, vepra më e mirë e vitit e përkthyer vlerësohet me 300 000 lekë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!