Mjekët apelojnë: Mos e neglizhoni gripin! Ja masat për ta parandaluar

16:33 | 21/11/201916:330

Mos e neglizhoni gripin! Apeli vjen nga drejtori i Departamentit të Patologjisë dhe Urgjencës në Spitalin Hygeia, doktor Arben Pilaca, i cili gjithashtu tregon masat që duhen marrë për ta parandaluar.

Ndryshimi i temperaturave ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmën e mjekut nëpër spitale. Sipas drejtorit të Departamentit të Patologjisë dhe Urgjencës në Spitalin Hygeia në Tiranë, profesor doktor Arben Pilaca,  shqetësimet më të shpeshta të tyre lidhen me rrugët e frymëmarrjes.

Personat që vuajnë nga sëmundje kronike shprehet mjeku, janë të parët që duhet të vaksionohen, por jo të vetmit.

Pavarësisht kësaj disa masa të thjeshta sipas drejtorit të Departamentit të Patologjisë dhe Urgjencës në Spitalin Hygeia në Tiranë mund të mbajnë larg nesh sëmundjen.

Mos e nënvlerësoni gripin këshillon profesor doktor Arben Pilaca, i cili gjithashtu këshillon që nëse simptomat e sëmundjes rëndohen dhe ajo zgjat në kohë, kërkoni ndihmën e specialistit. /abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono