Midhja, mbretëresha e liqenit të Butrintit (Video)

19:46 | 20/08/201919:460

Liqeni i Butrintit përveç bukurisë ka edhe shumë vlera të tjera. Ajo mbart një mbretëreshë. Bëhet fjalë për midhjen, e cila i jep vlerën kryesore këtij liqeni.

Për të folur më shumë rreth saj, sëbashku me ekipin e Edicionit Veror ishte Hysen Mane. Ai është themeluesi i “The Mussel House”. Mane tregoi se përveç midhjes në liqen gjen edhe shumë lloje të tjera peshqish.

Mane na rrëfeu se ka arritur të kultivojë në një vit rreth 600 tonë midhje. Sipas tij në liqeni janë kushtet ideale që të merren edhe dy prodhime në vit të midhjes pasi aty zhvillohet shumë shpejt.

“Në familjen time midhjen e ke të pranishme mëngjes drekë darkë. Pse? Sepse një pjesëtar i familjes sonë ka qenë biolog në ndërmarrjen e midhjes dhe ai kishte proces të punës, që në mëngjes deri sa flije gjumë midhja ishte e pranishme për të, por dashje pa dashje u bë dhe për ne. Pas disa kohësh ai pjesëtari jonë i familjes ndërroi jetë dhe ishin vitet e tranzicionit dhe nuk iu realizuan ëndrrat që kishte vetë. Mua më lindi dëshira dhe detyrimi që ta vazhdoja”, tha Mane.

Më tej, Mane shpjegoi se si zhvillohet midhja dhe vlerat e saj ushqyese.

Midhja jonë ka një karakteristike që 25% të peshës me gjithë guackë e përbën tuli i saj, mishi. Në vendet e tjera s’e kanë. Domethënë në 4 kg guackë 1 kilogram del tul midhje. Duhet të jetë e freskët. Midhja reziston deri në 5-6 ditë se i mbyllin kapakët dhe ato janë hermetike dhe mban ushqimin brenda. Deri në 5-6 ditë në temperaturën  8-9 gradë midhjen e ke të freskët dhe me garanci të plotë. Po kaluan këto ditë, ose po u trajtua në ambiente me temperatura të larta ajo prishet. Sa e mirë është midhja aq edhe e dëmshme është. Helmuese nëse prishet. Dimri për midhjet është gjëja më e favorshme sepse temperaturat janë të ulëta dhe ajo është një gjë e mirë për midhjen. Ushqimi që merr vetë ajo është në parametra më të mirë dhe ka zhvillim më të shpejtë. Si kohën më të mirë ka Prill, Maj, Qershor, janë kushtet ideale të saj. Vlerat ushqyese e kanë bërë midhjen mbretëreshën e liqenit. Publicitetin e parë dhe më të famshëm të midhjes e ka bërë filmi “Dy herë mat” që është luajtur posaçërisht në këtë liqen dhe me protagonist midhjen dhe duke e quajtur një mbretëreshë, i ngeli mbretëreshë. Realisht e meriton të jetë një mbretëreshë”, tha Mane./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono