Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka prezantuar për herë të parë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara “Raportin Vullnetar Kombëtar”.
Shqipëria, sipas numrit dy të qeverisë ka marrë të gjitha masat për arritjen e objektivave universale vendosur nga OKB, ndërkohë që për monitorimin e tyre është ngritur një komitet ndërministerial.
Ndërkohë “Axhenda 2030” miratuar me konsensus nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së që në vitin 2015-të, Mesi theksoi se është në linjë të plotë me integrimin evropian të vendit tonë.
OKB me anë të kësaj axhende synon ndërmarrjen e veprimeve konkrete me qëllim çrrënjosjen e varfërisë, mbrojtjen e planetit, sigurimin e barazisë gjinore dhe garantimin që çdo popull të gëzojë paqe e prosperitet./abcnews.al