Mauro Ikardi ka gjetur akordin me skuadrën e Napolit

20:15 | 29/07/2019

Sulmuesi i skuadrës së Interit, Mauro Ikardi pritet të transferohet te Napoli. Argjentinasi do të fitojë 7 mln euro në sezon.

Trajneri dhe drejtuesit e skuadrës së Interit kanë arsye për të buzëqeshur, pasi i padëshiruari në skuadër, Mauro Ikardi është drejt konkretizimit si futbollist i Napolit. Mediat italiane shkruajnë se argjentinasi ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit Italian për një pagë prej 7 mln euro në sezon, plus bonuset. Gjithçka pritet të konkretizohet pas rikthimit në Itali të menaxheres së lojtarit, Vanda Nara ku do të diskutohen detajet rreth transferimit më të bujshëm të kësaj vere.

Të dyja skuadrat janë drejt një marrëveshje, por diferenca mes asaj që ofron Napoli dhe kërkesës së Interit nuk është e vogël. Kanë qarkulluar zëra për një shkëmbim mes Ikardit dhe Milik, por kjo është hedhur poshtë nga zikaltërit të cilët nuk e konsiderojnë si lojtarin e duhur për sulmin e Napolit dhe kërkojnë vetëm para për të lënë të lirë ish kapitenin Mauro Ikardi. Kalimi i Ikardit tek Napoli do të forconte pozitat e skuadrës së drejtuar nga trajneri Karlo Anceloti për të fituar titullin kampion në Itali edhe pse kanë një rival si Juventusi që dominon prej tetë sezonesh radhazi në Serie A.

Ikardi ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të qëndruar në “San Siro”, por deklarata e fundit të presidentit të Interit, Zhang se koha e Mauros ka përfunduar tek Inter ka shuar çdo shpresë të 26 vjeçarit për të vijuar karrierën në Milano. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono