Marantas: Akuzat e Cerez? Problemi i tij nëse sheh fantazma! Ja pse iku

17:11 | 06/12/201917:110

“Të jemi të fortë dhe të marrin një rezultat pozitiv”, kjo është ajo çka pret Giorgos Marantas, trajneri i Luftëtarit, nga futbollistët e tij. Në konferencën e sotme për shtyp ai ishte i qartë në lidhje me objektivin e bluzinjve. “Vetëm fitorja është rezultat pozitiv, e dinë të gjithë, lojtarët dhe stafi”, shtoi greku i pankinës së Luftëtarit.

“Të gjitha ndeshjet janë finale, sikurse edhe ndeshja e nesërme me Vllazninë. Na intereson të fitojmë, sidomos këtë ndeshje”, u shpreh Marantas, i cili me Luftëtarin nuk fiton prej kohësh. “Gjatë gjithë kësaj periudhe, kemi punuar shumë për të fituar ose për të marrë pikë. Besoj se nesër do të marrim fitoren”, tha tekniku i Luftëtarit.

“Ka ndryshim mes ndeshjeve miqësore dhe zyrtare kampionati. Ishte një test për të parë lojtarët që nuk kanë marrë minuta, për të parë sa mund ta ndihmojnë skuadrën në vazhdim. Nuk krahasohet një ndeshje testuese me një kampionati. Ekipi është gati për nesër”, shprehet Marantas, i pyetur në lidhje me humbjen e pësuar kundër Bylisit në miqësore.

Cerezo Hilgen, mbrojtësi i Luftëtarit

Një koment edhe për mbrojtësin Cerez Hilgen, i cili foli lidhje me Marantas, duke e akuzuar për shumë gjëra. “Cerez ka ikur nga ekipi, pasi ishte një lojtar 181 centimetra dhe ishte 89 kilogram. Ato janë matje të bëra nga specialistë dhe jo nga unë. Gjithashtu kishte edhe 25% dhjamë në trup. Nëse sheh fantazma është problemi i tij. Ne nuk morëm një tjetër në vend të tij, që e hoqëm. Nuk e pse ka folur ashtu, s’e kuptoj”, tha kreu i pankinës bluzi.

Në fund Marantas bëri edhe një thirrje për tifozët: “Nuk kemi probleme të mëdha. Do të jetë të gjithë në dispozicionin tim për ndeshjen. Jemi gati, por duam patjetër ndihmën e tifozëve gjirokastritë për të na mbështetur për ndeshjen e nesërme”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono