Lleshaj vizitë zyrtare në Itali: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar, prioritet Emergjencat Civile

10:34 | 14/12/201910:340

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u takua me Ministren e Brendshme italiane, znj. Luciana Lamorgese.

Ministri Lleshaj prezantoi progresin e bërë nga Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar, sekuestrimit të parave të krimit, si dhe punës për kapjen e personave në kërkim, për llogari të drejtësisë në dy vendet.

Ministrja e Brendshme italiane vlerësoi punën dhe rezultatet e palës shqiptare dhe mbi këtë bazë, theksoi ministrja Lamorgese, ‘Italia mbështet shtimin e projekteve për Policinë shqiptare për trajnim, rritje kapacitetesh dhe forcës goditëse.’

Pas takimit, ku ishte i pranishëm edhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, ministri Lleshaj deklaroi se:

“Me ministren e Brendshme të Italisë diskutuam rreth perspektivës europiane të Shipërisë dhe rreth nivelit të bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve.

Konstatuam me kënaqësi se niveli i bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Italisë është mjaft i lartë, por edhe perspektiva e zhvillimit të tij është e madhe.

Identifikuam fusha të rëndësishme bashkëpunimi, si në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafiqeve, kundër migracionit të paligjshëm dhe tema të tjera.

Me rendësi të madhe ishte edhe diskutimi që patëm me Ministren, lidhur me zhvillimin e kapaciteteve të Shqipërisë në fushën e Emergjencave Civile dhe kryesisht në mbrojtjen nga zjarri. Kjo fushë do të marrë një prioritet të madh në të ardhmen, po ashtu arsimimi i oficerëve të Policisë Shqipëtare në institucionet arsimore italiane do të jetë një tjetër drejtim i rëndësishëm zhvillimi.

Përgjithësisht mund t’ju them dhe me kënaqësi mund të pohoj, që bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Italisë ka një perspektivë të re dhe së shpejti do të pres për vizitë në Tiranë, Ministren e Brendshme të Italisë”.

Kjo vizitë në kryeqytetin shqiptar pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono