Lazio mposht Juventusin me përmbysje, komplikon titullin në Serie A

22:40 | 07/12/201922:400

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit. Lacialët mposhtë 3-1 kampionët në fuqi të Italisë, falë golave të Luis Felipe dhe Milinkovic-Savic, që shfuqizuan golin e Cristiano Ronaldos që në minutën e 25-të.

“Zonja e Vjetër” e nisi më mirë takimit, duke dominuar në qarkullim topi dhe në raste të krijuara. Strakosha bëri një pritje shumë të mirë përballë Dybala, pak minuta pasa se ky i fundit të shërbente për Cristiano Ronaldon brenda zonës, me yllin portygez që nuk e pati të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Juves 0-1, Lazio arriti të barazoi. Luis Felipe shënoi me kokë në minutën e 44-ët. Milinkovic-Savic gjeti rrjetën në pjesën e dytë për të përmbysur gjithcka, ndërsa Immobile pati shansin e artë të mbyllë takimin, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Caicedo shënoi golin e sigurisë në sekondat e fundit, për të vendosur rezultatin final të sfidës në 3-1

Interi udhëheq i vetëm me 36 pikë, ndërsa Juventusi mbetet me 34 pikë në vend të dytë. Lazio me 33 ngjitet në vendin e tretë në Serie A./abcnews.al

Festa e Lazio pas ndeshjes

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono