Konflikti në Libi, Erdogan kërkon ndihmën e Evropës

15:29 | 18/01/202015:290

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan  ka kërkuar ndihmën e Evropës për ti dhënë fund konfliktit ekzistues me Libinë.

Turqia është një nga vendet që i ka ofruar mbështje ushtarake qeverisë libiane, që njihet ndërkombëtarisht. Gjatë qëndrimit të tij në Berlin ku po bëhen përpjekje për stabilitetin e rajonit, Erdogan ka kërkuar mbështjetje për arritjen e një marrëveshje mes Libisë dhe Turqisë.

Në këtë takim pritet që Gjermania dhe Kombet e Bashkuara të kërkojnë nga palët rivale në Libi, që po luftojnë për kontrollin e kryeqytetit, Tripoli, të pajtohen për një marrëveshje armëpushimi, si hap i parë drejt arritjes së një marrëveshjeje të paqes.

Turqia mbështet qeverinë e Fayez al-Serraj në Tripoli dhe thotë se Khalifa Haftar, që udhëheq Ushtrinë Kombëtare Libiane, është person që po kërkon të bëjë puç.

“Duhet pasur parasysh që Evropa është më pak e interesuar që t’i ofrojë mbështetje ushtarake Libisë dhe zgjidhja është që të punojë me Turqinë, që tashmë ka premtuar ndihmë ushtarake. Ne do t’i trajnojmë forcat e sigurisë së Libisë dhe do t’iu ndihmojmë që të luftojnë terrorizmin, trafikimin me qenie njerëzore, ka thënë presidenti turk.

Konflikti në Libi ka nisur që prej rënies nga pushteti të Muammar Gaddafit më 2011./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono