KE refuzon pr/buxhetin e Italisë

23:00 | 23/10/2018

Bashkimi Europian ka refuzuar draftin e qeverisë italiane për buxhetin e vitit të ardhshëm. Brukseli i ka kërkuar Romës zyrtare që të hartojë një draft të ri në përputhje me rregullat e BE-së, në të kundërt ka paralajmëruar me penalitete.

Komisioni Europian refuzoi të martën projekt buxhetin e Italisë për vitin 2019 për shkak se shkel në mënyrë të paprecedentë rregullat e BE-së. Për këtë arsye, Brukseli i kërkoi Romës që të hartojë një plan të ri brenda tre javëve, në të kundërt do të përballet me masa disiplinore. Ky vendim i organit ekzekutiv të Bashkimit Europian është i pari i në llojin e tij, në bazë të një ligji të miratuar në vitin 2013, gjatë krizës financiare.

“Sot, për herë të parë, Komisioni është i detyruar t’i kërkojë një vendi anëtar të zonës së euros të rishikojë projekt/buxhetin”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis.

Në një konferencë për shtyp, Dombrovskis theksoi se Brukseli nuk ka alternativë tjetër përveç këtij vendimi.

“Kemi rënë dakord t’i ofrojmë Italisë tre javë kohë për të përgatitur një draft të rishikuar”, vijoi numri dy i KE-së.

Brukseli kërkon që drafti i ardhshëm i Italisë të jetë në linjë me rekomandimet që ministrat e Financave të vendeve anëtare të BE-së miratuan më 13 Korrik. Asokohe, ministrat i kërkuan Romës të reduktojë deficitin me 0.6 për qind të prodhimit të brendshëm, ndërkohë që drafti aktual parashikon rritjen e tij me 0.8 për qind të GDP-së. Të hënën, qeveria italiane i dërgoi një letër Komisionit ku shprehej e vetëdijshme se projekt/buxheti shkelte parimet europiane, por shpresonte se do të miratohej gjithësesi.

“Italia, hapur dhe me vetëdije po shkon kundër zotimeve që ka marrë përsipër”, komentoi më tej zëvendëspresidenti Dombrovskis./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono