ABC Story

LUFTA-II-SPIUNE-NE-KARABURUN-FOTO-1280x893.jpg
ent ela20:59 | 19/06/2018

Në mesin e vitit 1943 në disa shpella të Karaburunit u instaluan misionet e para amerikane e britanike që kishin për qëllim të ngrinin rrjeta spiunazhi pas linjave të pushtimit gjerman dhe të ndihmonin lëvizjen antifashiste.

Pikërisht instalimi i këtyre celulave amerikane e britanike në këto zona të Vlorës bën që informacioni të kishte rëndësi të dorës së parë dhe rrjetet e spiunazhit lulëzuan.

Palët në lojë ishin të shumta. Gjermanët ishin të interesuar që të kishin informacion për qëllimin e misioneve anglo-amerikane, por në lojën e madhe të spiunazhit ishte edhe xhandarmëria e qeverisë kuislinge të Tiranës, komunistët si dhe ballistët, të cilët në zonën e Vlorës dëshmohet të kenë qenë dominantë.

Pikërisht këtë situatë e tendosur, veprimtarinë e celulave të Aleatëve, ndihmën dhe sakrificën e agjentëve shqiptarë që ata rekrutuan dhe fatet e gjithsecilit sjell ky dokumentar. /abcnews.al

LUFTA-II-HISTORI-SPIUNAZHI-NE-KARABURUN-FOTO-1280x893.jpg
G. P.15:51 | 16/06/2018

Të shtunën, në orën 22:15 në televizionin Abc News në emisionin Abc Story do të transmetohet premierë një dokumentar historik që fokusohet në ngjarjet e ndodhura në zonën e Karaburunit, në fshatrat Dukat e Tragjas gjatë Luftës së Dytë Botërore pas mbërritjes aty të misioneve britanike e amerikane të ngarkuara për të ngritur rrjeta spiunazhi pas linjave të pushtimit gjerman.

Instalimi i celulave amerikane e britanike në këto zona të Vlorës bënë që informacioni të kishte rëndësi të dorës së parë dhe rrjetet e spiunazhit lulëzuan.

Gjermanët, që ruanin regjimin e pushtimit, ishin të interesuar që të kishin informacion për qëllimin e misioneve anglo-amerikane. Por në lojën e madhe të spiunazhit dhe sigurimit të informacioneve ishin në të njëjtën kohë edhe xhandarmëria e qeverisë kuislinge të Tiranës, komunistët si dhe ballistët, të cilët në zonën e Vlorës dëshmohet të kenë qenë dominantë.

Pikërisht këtë situatë të tendosur, veprimtarinë e celulave të Aleatëve, ndihmën dhe sakrificën e agjentëve shqiptarë që ata rekrutuan dhe fatet e gjithsecilit do të sjellë ky dokumentar./abcnews.al

masakra-e-Camerise-FOTO.bmp
G. P.14:04 | 30/05/2018

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, andartët e Napoleon Zervës, spastruan me dhunë e gjak krahinën e Çamërisë nga banorët historikë. Qysh nga kjo kohë një pjesë e mirë e histrorigrafisë greke tenton të justifikojë ngjarjet duke i peshuar argumentit se çamët bashkëpunuan me fashistët, madje morën pjesë në masakra ndaj popullatës greke bashkë me ta. Nga ana tjetër historigrafia shqiptare vazhdon në të njëjtën linjë të pandryshuar të cilësimit të gjithçkaje si Genocid, apo spastrim etnik i organizuar, që vinte në një linjë me realizimin e ëndrrës së vjetër greke të “Greqisë së Madhe” apo Megaliidesë.

Por si qendron e vërteta? Çfarë konkluzionesh të forta, të patjetërsueshme dhe bindëse sjellin dokumentet më të fundit apo historigrafët për këtë ngjarje? Cilët ishin frymëzuesit dhe aktorët? Ishte një akt brenda fuqive të faktorit grek të copëzuar nga konfliktet e brendshme, apo gjithçka ndodhi kishte lidhje me mbështetjen e aktorëve të tjerë më të plotfuqishëm? Dhe në fund cili ishte roli i Enver Hoxhës dhe komunistëve shqiptarë të ardhur ndërkohë në pushtet? Këto pikëpyetje tenton të zbardhë ky dokumentar./abcnews.al

TIVARRI-per-web-1.jpg
ent ela15:49 | 07/05/2018

Në prill të vitit 1945, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në qytetin e Tivarit, në Mal të Zi, u regjistrua një nga krimet më barbare ndaj shqiptarëve të Kosovës, njohur gjerësisht si “Masakra e Tivarit”. Disa qindra shqiptarë të Kosovës, një shifër që llogaritet nga 600 deri në 1500, të rekrutuar forcërisht nga armatat e ushtrisë së Titos për të luftuar në front me nazistët gjermanë, u pushkatuan dhe me tej kufomat u zhdukën. Sot e kesaj dite ngjarja ka mbetur e pahetuar, e pazbardhur, pa përgjegjës e përgjegjësi, por edhe e pazhdëmtuar, pa ndjesë publike, pa varre, madje pa asnjë pllakat, qoftë të rëndomtë, përkujtimor. Pikërisht këtë ngjarje shumë domethenëse për marrëdhëniet e mëtejme mes kombeve në Ballkan tenton të zbardhë ky dokumentar. /abcnews.al

parllaku_partizan.png
ent ela14:05 | 09/04/2018

Gjeneral Rrahman Parllakut, ish-drejtues i formacioneve ushtarake që u dërguan në Kosovë në tetor të vitit 1944, kur Shqipëria ende nuk ishte çliruar, sjell memoriet e tij për temën ende shumë të diskutuar dhe ende tepër të errët të misionit të këtyre formacioneve ushtarake.

Në rrëfimin e tij ka shumë informacione për dilemën, nëse këto forca u përdorën nga serbët për të nënshtruar Kosovën, apo për një qëllim më superior dhe krejt të ndryshëm. /abcnews.al

Bomba-ne-ambasaden-sovjetike-foto-1280x888.jpg
ent ela12:39 | 26/03/2018

Më 19 shkurt të vitit 1951 një i panjohur arriti të hidhte një sasi dinamiti në oborrin e ambasadës sovjetike në Tiranë.
Kundërpërgjigjia e kastës komuniste të Tiranës ishte e egër. U arrestuan 170 njerëz që nuk kishin lidhje fare me ngjarjen, 22 nga të cilët u pushkatuan pa gjyq.

Pikërisht këtë faqe të errët të historisë së komunizmit shqiptar përpiqet të zbardhë dokumentari, materialet e të cilit i japin fund edhe dilemës nëse kjo ngjarje, pra hedhja e dinamitit, ishte e vërtetë, apo gjithçka ishte një kombinacion i komunistëve për të goditur kundërshtarët politikë. abcnews.al

Shen-Naumi-1920.jpg
G. P.14:41 | 12/02/2018

Pse u detyrua shteti shqiptar të bënte këmbim territoresh me jugosllavët në vitin 1925?

Përmes dokumenteve të plota të kohës dhe studimeve të ndryshme, dokumentari tenton të zbardhë historinë e këmbimit të territoreve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë në vitin 19925 me pasojë kalimin në territorin jugosllav të manastirit të Shën Naumit. Ishte një krim politik apo një zgjidhje e pashmangshme?/abcnews.al

fundjave-ndryshe-web-foto.jpg
ent ela13:23 | 22/01/2018

Si ja dolën mbanë disa të rinj të orientonin biznesin shqiptar drejt bamirësisë?

Vetëm në pak më shumë se dy vjet, disa të rinj, që ende janë student, kanë arritur të injektojnë në familjet më të varfëra shqiptare një shumë prej rreth 2.5 mln eurosh, që ka shkuar në ndërtimin e shtëpive, restaurimin, mobilimin e të tjera veprimtari bamirësie.
Por si ja dolën mbanë këta të rinj të bindinin biznesin dhe donatorët në një kohë që pothuaj të gjitha organizatat e mëparshme bamirëse kishin dështuar?
Pikërisht këtë shpjegon edhe dokumentari në vijim./abcnews.al

vlcsnap-error885-1280x720.jpg
us er22:15 | 06/01/2018

Një grup i televizionit Klan ka sjellë përvojën amerikane për largimin e fëmijëve nga krimi i rrugës. Nje grup xhirimi i Departamentit të Informacionit në Tv Klan udhëtoi me ndihmën e Ambasadës Amerikane, në Michigan dhe Detroit për të parë nga afër se si ndërveprojnë institucionet, shkollat, organizatat e fondacionet për këtë qëllim dhe realizoi një dokumentar, si shembull se si mund të angazhohet shoqëria dhe institucionet edhe në Shqipëri në dobi të fëmijëve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono