ABC Story

zef-deda-rrefimi-abc-story.jpg
nev ila22:28 | 26/12/2019

Zef Dedën, humoristin e papërsëritshëm, kunatin e shokut Xhemal, Çaplinin shqiptar, të gjithë e njohim nga magjia që përcjell përmes skenës për më tepër se gjysmë shekulli.

I rritur në kryeqytetin e humorit, – në Shkodër, i aktivizuar në skenë qysh në moshën 5-vjeçare, i asistuar e kuruar deri në detaje prej ca mjeshtrave nga më të mirët e të gjitha kohërave, Zef Dedës duket sikur ja kishte shkruar fati rrugën drejt suksesit.

Zef Deda do të ishte nga të paktët artistë të humorit, talenti i të cilit do të njihej e pranohej plotësisht nga shqiptarët kudo që të jetonin, dhe absolutisht i vetmi, që për shkak të këtij talenti, qysh gjatë diktaturës, do të vlerësohej në festivale prestigjoze europiane të filmit.

Por edhe pse i fabrikuar në laboratorin më special të humorit, edhe pse një emër i madh i skenës dhe mbase i preferuar deri në rangjet më të larta, diktatura nuk do e kursente. Ashtu si shumëkujt në punë  të vet, mendësia komuniste do i rezervonte edhe Zef Dedës një goditje të pandershme poshtë, në brinjë, një goditje nga ato që mund të shkatërronin suksesin dhe vetë vijimësinë e jetës për gjithkënd.

Duke gjykuar se ai kishte në mendje mendime që nuk përputheshin me kodin e kohës, Zef Deda mbyllet në psikiatri dhe shkatërrohet me injeksione….

Zef Deda rrëfen Zef Dedën”, – pikërisht një profil të aktorit të madh të humorit, këtë radhë të rrëfyer nga ai vetë. /abcnews.al

gjama-e-burrave.jpeg
nev ila13:53 | 20/12/2019

Në vitin 1937 një ekspeditë naziste, që rendte pas mitit të rracës arjane, befasohet nga ritet e një ceremonie mortore, që malësorët shqiptarë e quanin “Gjama e burrave”.

Ishte një ritual pagan, që trashëgohej prej shekujsh, përgjatë të cilit, të afërmit dhe miqtë, shprehnin dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre.

Burrat viheshin në rresht përballë kufomës dhe përmes britmave, që herë shkonin te notat e dhimbjes, e herë sillnin tone luftarake, shqyenin e godisnin gjoksin apo gërvishnin fytyrën.

E mbijetuar në Malësinë e Veriut të Shqipërisë, gjama e burrave do të dokumentohej e plotë qysh në vitet ’20 të shekullit të shkuar nga Universiteti i Harvardit dhe më tej edhe nga studjues të shumtë vendas dhe të huaj.

Edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me fenë, rituali do të ndalohej nga qeveria komuniste në vitet 1967-1968, por do të risillej sërish nga malësorët e Mbishkodrës pas vitit 1990.

Në videon e mësipërme ju ftojmë të ndiqni dokumentarin e plotë për të zbuluar magjinë e këtij rituali pagan, historinë dhe fatin e mëtejmë.  /abcnews.al

rruget-e-musolinit.png
R D23:20 | 14/12/2019

Në vitin 1925 Qeveria fashiste Italiane e Benito Musolinit i akordoi Qeverisë së Ahmet Zogut një kredi të butë prj 50 milionë frangash ari. E monitoruar nga vetë italianët, kjo shumë e konsiderueshme të hollash u përdor për ndertimin e sistemit rrugor të Shqipërisë. Falë kësaj kredie ne shqiptarët trashëgojmë pothuaj të gjithë sistemin rrugor që kemi sot, me përjashtim ndoshta vetëm të segmentit të ri Milot-Kukës.

Po përse e derdhën italianët këtë shumë të konsiderueshme të hollash?

Ishte një ndihmë bujare për popullin vëlla shqiptar, apo në mes ishte një qëllim krejt diabolik?

Historia do të tregonte se këto të holla kishin pasur qysh ne fillim destinacion ushtarak. Pothuaj të gjitha rrugët që Musolini ndërtoi në Shqipëri ishin arterie që lidhin ultësirën shqiptare me kufirin grek dhe atë jugosllav. Pas pushtimit të Shqipërisë më 1939, Musolini do i shfrytëzonte këto rrugë për të sulmuar Greqinë më 1940 dhe Jugosllavinë më 1941.

Ndiqni dokumentarin e ciklit “Abc Story”

26-nentor.jpg
ger ta14:04 | 07/12/2019

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 e goditi rëndë Durrësin dhe disa zona të banuara në afërsi. Një numër banesash shumëkatëshe u rrëzuan duke marrë jetë njerëzish, një pjesë e madhe u kthyen në të pabanueshme.

Njëra nga zonat, që shkaktoi më shumë plagë njerëzore, rezultoi të ishte Këneta e Durrësit. Përbërja e tokës duket nuk i përballoi lëvizjet sizmike, duke shkaktuar numrin më të madh të totalit të banesave të shembura dhe të viktimave njerëzore.

Por çfarë thotë historia për këtë zonë tashmë të mbushur me mijëra ndërtesa? Çfarë mendimi kanë ekspertët për fatin e ndërtimeve në tokën kënetore dhe më tej, gjithçka që ndodhi, ishte një pabesi e natyrës, apo një krim njerëzor?

Këtyre pyetjeve ju jep përgjigje dukumentari më i ri i ciklit Abc/Story./abcnews.al

termetet-historia-1280x800.jpg
nev ila23:38 | 29/11/2019

Tërmeti i 26 nëntorit i gjunjëzoi shqiptarët.

Ata e paguan me gjak, me jetën e fëmijëve dhe të të afërmve, si dhe me dëme të pallogaritshme ekonomike, këtë goditje të natyrës.

Por më e keqja është se toka nën këmbët e tyre vazhdon të lëvizë. Goditjet sizmike nuk kanë të sosur, teksa një pjesë e tyre sërish janë të frikshme.

Por çfarë po ndodh? Përse po lëviz nëntoka e Shqipërisë?

Çfarë thotë shkenca për rrezikun e përsëritjes së tërmeteve shkatërruese?

Tërmetet, në të gjithë botën ndodhin përgjithësisht pranë pikëtakimit të pllakave tektonike, të cilat lëvizin ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme nën ndikimin e nxehtësisë së bërthamës së tokës.

Shqipëria gjendet në kufirin e përplasjës së dy pllakave tektonike, – mikropllakës Adriatike dhe pllakës Euro-aziatike.

Pikërisht fërkimi apo përplasja, e përcaktuar në thellësinë deri në 40 kilometër, e mikropllakës Adriatike, me orogjenin shqiptar, shkakton edhe pothuaj të gjitha tërmetet që ndihen në territorin tonë.

Zona e Durrësit, është zona më aktive sizmike, kjo për shkakun se, jo vetëm që ndodhet në ballë të frontit të kontaktit mes pllakave tektonike, por përbëhet edhe nga formacione sedimentare të paqëndrueshme.

Për rrjedhojë historia flet për një numër të madh tërmetesh shkatërrues.

Pikërisht një historik të plotë të tërmeteve më të mëdhenj të ndodhur në trojet shqiptare, pasojat nga se shkaktohen dhe shkallën e rrezikshmërisë, trajton dokumentari më i ri i ciklit ABC STORY, që do të shfaqet sot në mbrëmje, në orën 22:20, në televizionin ABC NEWS. /abcnews.al

 

 

kadare-me-lasgushin.jpg
nev ila11:00 | 23/11/2019

Shekullin e shkuar ne shqiptarët kemi pasur një poet që nuk e kemi kuptuar si duhet, sidomos vlerën e artit të tij.

Ishte Lasgush Poradeci, i cili shkroi vargje që depërtuan aq thellë në shpitin e shqiptarëve saqë ata vendosën, pa u marrë vesh me njëri-tjetrin, që një qytet të tërë ta quajnë: “Pogradeci i Lasgushit”.

Lasgush Poradeci e pati kulmin e krijimtarisë në mesin e viteve ‘30, të shekullit të shkuar, duke firmosur poezi nga ato që shkruhen vetëm njëherë.

Poezitë e tij “Vdekja e Nositit”, “Poradeci” apo “Trashëgimi” e ndonjë tjetër, për nga vlerat e mesazhi, i kapërcejnë lehtësisht kufijtë e Shqipërisë duke u renditur në nivele dinjitoze të letërsisë më të mirë Europiane apo qoftë Botërore.

Por Lasgush Poradeci shkroi poezi deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dhe më tej u tërhoq. Ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri kishte sjellë një klimë krejtësisht të papërshtatshme për poetin e madh.

Lasgush Poradeci, edhe pse shumëkush, nisur nga gjimnazistët që studjonin poezinë e tij, e dinin të vdekur, jetoi deri në vitin 1987, duke u përballur me jetën e vështirë dhe sidomos me çuditë e letërsisë së realizimit socialist, të cilat nuk linte asnjë rast pa i qesëndisur.

Por në jetën e tij kishte edhe një tjetër anë të medaljes.

Lasgush Poradeci, thellë në qënien e vet jetonte me një frikë e ankth i pazakontë.

Duke e lëvizur veten në drejtim të kundërt të rrymës, duke fshikulluar lart e poshtë çuditë e regjimit komunist, duke parë se si të njohur e miq përfundonin burgjeve nën akuzën e agjitacion – propagandës, duket edhe atë kishte nisur ta mundonte frika, një situatë së cilës ai i ishte përgjigjur me një zgjidhje eventuale dramatike.

Vaso Samsuri, një nga miqtë e tij të ngushtë rrëfen sesi poeti i madh mbante me vete një pilulë cianuri që ta përdorte për çdo rast për të helmuar veten, nëse policia politike e kohës do e arrestonte…

Pikërisht një numër detajesh edhe interesante, edhe të pabesueshme, nga jetën e poetit të madh të liqenit gjatë periudhës së komunismit, sjell dokumentari më i ri i ciklit ABC STORY, qëu shfaq premierë sot në mbrëmje, në orën 22:15 në televizionin ABC NEWS./abcnews.al

 

web-foto-nga-parakalimi-ne-Tirane-28-nentor-1944.-nga-e-majta-Mehmet-Shehu-Baba-Faja-MartaneshiKoci-Xose-Enver-Hoxha-1280x783.jpg
nev ila22:26 | 15/11/2019

Në 28 nëntor të vitit 1944, komunistët shqiptarë, organizuan një paradë ushtarake në qendër të Tiranës. Ishte një demonstrim për të celebruar fitoren mbi fashizmin, por edhe demonstrim për të legalizuar në popull fituesit e vërtetë të pushtetit politik.

Por si u zhvilluan ngjarjet që faktorizuan komunistët shqiptarë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore? Cilët ishin faktorët dhe aktorët që i çuan ata drejt marrjes së pushtetit? Ishte lufta e quajtur Nacional-Çlirimtare më tepër një luftë kundër fashizmit, apo thjesht një luftë për të fituar pushtetin?

Historigrafia shqiptare ende nuk është në një zë sa i përket dilemës. Një pjesëe  mirë e historianëve të brezit të vjetër gjykojnë se lufta nisi për çlirimin e vendit nga fashistët dhe me kalimin e kohës u kthye në një luftë për pushtet, ndërkohë që një pjesë e historianëve të brezit të ri mendojnë se qysh në fillimet e luftës Enver Hoxha ka pasur vetëm një qëllim të madh: të merrte pushtetin politik.

Të shtunën në mbrëmje, në orën 22:15 emisioni Abc Story sjell një dokumentar interesant, që përmes dokumenteve të kohës, por edhe logjikës së disa prej historianëve më të mirë të dy brezave, tenton të japë një shpjegim definitiv për këtë pjesë të errët të historisë sonë./abcnews.al

rukije.jpg
ger ta23:01 | 09/11/2019

Në Tropojën e vitit të largët 1974, një operativ i Sigurimit të Shtetit tenton me të gjitha mënyrat të fusë në shtrat një vajzë të zonës.

Por vajza nga malësia e refuzon. E refuzon pafundësisht.

DOKUMENTARI I PLOTË

Për hakmarrje, njeriu i Sigurimit të Shtetit, fabrikon prova dhe dëshmitarë me qëllim që ta fusë në burg nën akuzën e agjitacion-propagandës.

Krejt e vetme, vajza mundohet të mbrohet. Duke shfrytëzuar pretendimin e akuzuesit kryesor, sipas të cilit ai ishte i bindur për krimet, pasi ishte i dashuri i saj, malësorja deklaron përpara hetuesve se është e virgjër, duke kërkuar edhe ekspertizë zyrtare mjekësore.

Ekspertët vërtetojnë se vajza ishte e virgjër, por Sigurimi i Shtetit nuk tërhiqet.

Për herë të parë, emisioni “Abc/Story” i gazetarit Ferdinand Dervishi, sjell, të shtunën në mbrëmje, në televizionin “Abc News” historinë e plotë e Rukie Ramës, këtë radhë të dëshmuar nga ish-Kryeprokurori i Tropojës, Kristaq Ngjela. Përmes një rrëfimi të pazakontë ish-kryeprokurori tregon kulisat që thureshin në Ministrinë e Brendshme dhe Kryeprokurorinë e kohës me qëllim që Rukie Rama të dënohej me patjetër, pavarësisht provave e fakteve./abcnews.al

RUKIA-ME-PROKURORIN-1280x720.jpg
nev ila10:39 | 09/11/2019

Në Tropojën e vitit të largët 1974, një operativ i Sigurimit të Shtetit tenton me të gjitha mënyrat të fusë në shtrat një vajzë të zonës.

Por vajza nga malësia e refuzon. E refuzon pafundësisht. Për hakmarrje, njeriu i Sigurimit të Shtetit, fabrikon prova dhe dëshmitarë me qëllim që ta fusë në burg nën akuzën e agjitacion-propagandës.

Krejt e vetme, vajza mundohet të mbrohet. Duke shfrytëzuar pretendimin e akuzuesit kryesor, sipas të cilit ai ishte i bindur për krimet, pasi ishte i dashuri i saj, malësorja deklaron përpara hetuesve se është e virgjër, duke kërkuar edhe ekspertizë zyrtare mjekësore.

Ekspertët vërtetojnë se vajza ishte e virgjër, por Sigurimi i Shtetit nuk tërhiqet.

Për herë të parë, emisioni “Abc/Story” i gazetarit Ferdinand Dervishi, sjell, të shtunën në mbrëmje, në televizionin “Abc News” historinë e plotë e Rukie Ramës, këtë radhë të dëshmuar nga ish-Kryeprokurori i Tropojës, Kristaq Ngjela.

Përmes një rrëfimi të pazakontë ish-kryeprokurori tregon kulisat që thureshin në Ministrinë e Brendshme dhe Kryeprokurorinë e kohës me qëllim që Rukie Rama të dënohej me patjetër, pavarësisht provave e fakteve./abcnews.al

Rukije-Rama.jpg
nev ila22:30 | 02/11/2019

Kjo është një nga historitë më të dhimbshme të epokës së komunizmit shqiptar. Në vitin 1974, Seit Zeqiri, një punonjës i Sigurimit të Shtetit tenton të fusë në shtrat një vajzë bukuroshe nga Tropoja, të quajtur Rukie Rama.

DOKUMENTARI I PLOTË

Por vajza e refuzon. E refuzon pafundësisht. Refuzimi kategorik i femrës e tërbon njeriun me pushtet. Fabula e mëtejme është e krejt e egër. Shumë shpejt dëshirave seksuale ua zë vendin hakmarrja me çdo mënyrë e çmim.

Skenarë për ta mbyllur në burg nën akuzën e agjitacion-propagandës thuren me shpejtësi. Agjentura e policisë politike të gjithë zonës angazhohet. Rukia Rama arrestohet, por nuk thyhet.

Duke shfrytëzuar pretendimin e akuzuesit kryesor, sipas të cilit ai ishte i dashuri i Rukies, malësorja deklaron përpara hetuesve se është e virgjër, duke kërkuar edhe ekspertizë zyrtare mjekësore. Çështja komplikohet. Sigurimi i Shtetit tërhiqet duke u detyruar të pranojë ekzaminimin…

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni dokumentarin e përgatitur nga autori i emisionit Abc/Story, Ferdinand Dervishi. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono