Jepet vendimi, Saimir Tahiri: Qesharak, do e apeloj

22:10 | 19/09/201922:100

3.4 vjet burg është dënimi i vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Trupi gjykues ka vendosur dënimin e Tahirit me 5 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i është ulur automatikisht në 3.4 vite, dënim i cili konvertohet në shërbim prove.

Në dalje, ish-ministri Saimir Tahiri tha se vendimi i gjykatës është qesharak pasi u shpall fajtor për shpërdorim detyre vetëm sepse kushërinjtë kanë përdorur emrin e tij.

Ndër të tjera, ish-ministri u shpreh se “do ishte shumë më fisnike, të më dënoni për trafik dhe i binin shkurt”. Ai paralajmëroi apelimin si edhe një konferencë për mediat ditën e nesërme.

“Më sa kuptova gjykata më tha që nuk jam kriminel, trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal megjithëse ca kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim atëherë kam shpërdoruar detyrën. Nuk qesh dot e as qaj dot, por nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime, por m’u duk një gjë je i pafajshëm, por s’ke këllqe ta themi.

“Gjykata më tha që nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por meqenëse disa kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim, kam shpërdoruar detyrën. Më lini ta përtyp pakSepse as qesh dot, as qaj dot, por nesër po ju ftoj që të ndajmë bashkë disa mendime. Po ku di unë, mu duk një gjë tipit, je i pafajshëm, por s’kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, unë nesër do të komunikoj me mediat”.

“Dy vjet jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata thotë jo nuk e ke bërë këtë, nuk je as pjesë e grupit kriminal, nuk je as trafikant, nuk ke ndihmuar në trafik droge, nuk ke bërë trafik droge. Po me aq sa dëgjova dhe arrita të kuptoj, meqë kushërinjtë paskan përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën. Çfarë t’ju them, Zoti ju ruajt dhe juve, mos iu përdortë njeri emrin se e hëngrët.

Mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi. Mbeta pa fjalë si gjykata më quajti përgjegjës për shpërdorim detyre pse ca kushërinj të mi përdorën emrin tim.

Të presim, edhe unë jam kureshtar ta rilexoj atë që dëgjova. Gjykata tha që nuk je kriminel, trafikant, nuk paskam bërë trafik drogë, por meqë ca kushërinj kanë përdorur emrin tënd ke shpërdoruar detyrën. Duhet të gjej rrugën që të lexoj një vendim të tillë për mua qesharak. Do ishte shumë më fisnike, të më dënoni për trafik dhe i binin shkurt. Kështu është edhe qesharake. Sigurisht që do e apeloj. Kjo s’do as diskutim.

Për dy vjet keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi një thellë thotë populli. Unë Zotit i lutem për familjen time dhe shëndetin tim, nuk i lutem për gjërat që i kam në dorë vetë”, tha Tahiri.

Gjykata ka rrëzuar akuzën e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal, duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre. Sipas argumentimit të gjykatës, Saimir Tahiri nuk ka punuar sa duhet për të parandaluar trafikimin e drogës, edhe pse Shqipëria konsiderohet si një vend prodhimi dhe vend tranzit për trafikun e lëndëve narkotike.

Vendimi për 3.4 vjet burg është dhënë pas 5 orësh seancë gjyqësore plot debate dhe pas 8 orësh të tjera tërheqjeje për vendim. Gjithashtu, gjykata ka vendosur t’i ndalojë Tahirit të drejtën për funksione publike në një periudhë 3-vjeçare.

Me këtë vendim, gjykata i rrëzoi akuzat që lidhen me trafikun e drogës. Në seancën e sotme, në sallën e gjyqit gjatë gjithë kohës qëndruan edhe dy përfaqësues të ambasadës amerikane./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono