I sëmurë dhe i braktisur: Gëzim Kruja bëhet 80 vjeç, Zef Deda i bën vizitën që të përlot

12:39 | 07/12/201912:390

Ai njihet për humorin e tij tipik shkodran, por mesa duket të gjithë e harruan Gëzim Krujën,“Mjeshtrin e Madh”, në këtë 80-vjetor.

I vetmi që iu gjend pranë në këtë ditë të veçantë për të ishte kolegui tij Zef Deda.

Gazetari Senad Nikshiqi nga Shkodra, ka kontaktuar Zef Dedën dhe kanë vendosur së bashku të shkojnë ti bëjnë vizitë surprizë humoristit shkodran.

Gëzim Kruja duket i habitur kur sheh në derën e shtëpisë aktorin Zef Deda. Në këtë 80 vjetor, Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

Teksa fshin lotët me shaminë e tij të nxjerrë nga xhepi Zef Deda shprehet: Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë.

Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe njady të tjerë bashkë me televizionin” Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. Një jetë në skenën shkodrane të humorit, ka spikatur me rolet e tij. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.

Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

MIRËNJOHJE GËZIM KRUJA, DIKUSH NUK TË HARROI

STAR PLUS TV /MIRËNJOHJE GËZIM KRUJA, DIKUSH NUK TË HARROI

Gepostet von Star Plus TV am Freitag, 6. Dezember 2019


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono