I bëri dhuratë për Shën Valentin, burri i ankohet moderatores shqiptare: Kemi dritat për të paguar

15:56 | 14/02/202015:560

Me rastin e Shën Valentinit, çiftet ndajnë dhurata e dedikime romantike. Kështu ka vepruar edhe moderatorja Fiori Dardha e cila i ka blerë një dhuratë bashkëshortit të saj, por ky i fundit i ka bërë namin.

Në një postim në Instagram, Fiori tregon se bashkëshorti i ka thënë: “Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!”

Me këtë postim, Fiori i ka sjellë të qeshura ndjekësve të saj duke treguar realitetin dhe gjithashtu çifti ka marrë shumë komplimenta.

“Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë! “Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!” Këtë “40 vjeç” për Shën Valentin edhe mund të ma kursente…  GËZUAR (dhe t’ia kursejmë vetes klishetë “Shën Valentin kemi përditë”)! P.S: nuk jam bërë ende 40 vjeç, duhen edhe disa ditë”, shkruan Fiori./abcnews.al

 

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono