Hong Kong, protestat nuk ndalen

17:45 | 14/07/2019

Qytetarët e Hong Kongut kanë dalë sërish në protestë. Këtë herë, krahas anulimit të ligjit të ekstradimit, ata kanë kërkuar edhe reforma demokratike, të shqetësuar se liria e Hong Kongut po zhbëhet.

Disa dhjetëra mijëra njerëz kanë mbushur sërish rrugët e Hong Kongut ditën e diel, për të përcjellë mesazhin se protestat e nisura javë më parë nuk kanë ndërmend të ndalen.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në disa raste janë verifikuar edhe përplasje mes manifestuesve dhe policisë. Protestat nisën për shkak të ligjit të kontestuar të ekstradimit në Kinë, por tani qytetarët kanë shtuar kërkesat e tyre për reforma demokratike pasi janë të shqetësuar se liria e Hong Kongut po zhbëhet.

Hong Kongu, një ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës në bazë të formulës “një vend, dy sisteme”, që i garanton një nivel autonomie. Gjithashtu, rajoni ka sistemin e tij gjyqësor dhe një legjislativ të ndarë nga Kina mëmë.

“Financial Times” citon burime që thonë se liderja Kerri Lam është shprehur disa herë e gatshme të japë dorëheqjen, por Pekini nuk e ka lejuar. Qeveria kineze, sipas burimeve, insiston se ajo duhet të qëndrojë në detyrë për të pastruar rrëmujën që bëri.

Në protestën e kësaj të diele, disa nga qytetarët përsëritën kërkesën që zonja Lam të tërhiqet, ndërsa të tjerë ngritën banera duke kërkuar garantimin e pavarësisë së rajonit.

Ndërkohë, policia përdori spraj djegës ndaj një grupi demonstruesish që kishin dalë nga aksi zyrtar i protestave, ndërsa një tjetër grup personash të maskuar ngritën barrikada. Në demonstratë dolën edhe gazetarë për të denoncuar dhunën e përdorur nga policia ndaj reporterëve./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono