Greqia mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE me disa kushte

16:55 | 30/07/201916:550

 

Athina zyrtare shprehet e gatshme të mbështesë Shqipërinë në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, por kjo do të ndodhë vetëm pas plotësimit të disa kushteve. Vendimi i qeverisë greke pritet në muajin tetor.

Në muajin tetor, qeveria e re greke do të duhet të japë ose jo konsensusin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut. Nga kjo do të varen marrëdhëniet në të ardhmen të Athinës me Tiranën dhe Shkupin.

Ky është përfundimi i analistëve grekë, pas shqyrtimit të programit të qeverisë Micotaqis, tri javë pas fitores në zgjedhjet e 7 korrikut.

Gazeta më e madhe konservatore, Kathimerini, i kushton një analizë të gjatë kësaj teme.

Gazetari Stavros Tzimas, ndoshta njohësi më i mirë i çështjeve ballkanike në Greqi, nënvizon në analizën e tij se “Athina nuk do të bëhet pengesë në procesin e integrimit të dy vendeve fqinje, por nuk ka për ta dhënë konsensusin pa marrë dicka në shkëmbim”.

Tzimas citon një burim pranë kryeministrit sipas të cilit “Athina nuk do të thotë “jo” për asnjërin prej dy vendeve, por do të shtrojë edhe kushtet e saj”.

Sipas analistit grek, kushti për Maqedoninë e veriut do të mund të jetë zbatimi me rigorozitet i marrëveshjes së Prespës. Ndërsa për Shqipërinë, dhënia e garancive mbi respektimin e konventave ndërkombëtare për të drejtat e minoritetit.

Ndërkaq, Tzimas thekson se “Me Shqipërinë, gjërat janë më të komplikuara”, duke iu referuar situatës së brendshme politike, që sipas tij do të mund të ketë impakt në vendimin e liderëve europianë për dhënien e datës së hapjes së negociatave.

Analisti grek nuk le jashtë vëmendjes faktin se nga Tirana zyrtare, vetëm presidenti Meta e uroi për fitoren zotin Micotaqis.

Kryeministri socialist Edi Rama po hesht, ndoshta sepse po pret nga homologu i ri grek qëndrimet e qeverisë së tij për axhendën e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat prej kohësh kanë temperatura Siberie”, thekson analisti Tzimas./ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono