Gjuetia e paligjshme dhe ndotja zhdukin peshkun në Liqenin e Fierzës

schedule14:33 - 13 Shtator, 2019

schedule 14:33 - 13 Shtator, 2019

Në liqenin e Fierzës në Kukës ka shumë peshkatarë që presin të zënë peshk. Po aty ka kohë që në breg dalin peshq të ngordhur dhe fauna liqenore është dëmtuar.  

Në Kukës bën freskët dhe në Fierzë niveli i ujit të liqenit ka zbritur. Mungesa e reshjeve e ka çuar drejt kuotave minimale. Këtu në breg shumë banore kalojnë orë të tëra. Janë të apasionuarit e peshkimit. Përjetojnë emocione të forta vetëm për faktin që peshku do të ngecë në grep.

Gjallesat në liqen janë më të pakta. Ashtu edhe peshku bie rrallë në kurthin e peshkatarëve. Përveç thatësirës gjuetia e paligjshme ka shkaktuar dëme të pariparueshme në faunën liqenore.

Më shumë shikon peshq të ngordhur në breg sesa në koshat e këtyre njerëzve. Është pasuri e rrallë ujore me status park natyror. Por nuk ka përkujdesje dhe monitorim të përhershëm.

Gjuetia e paligjshme nuk është ndaluar, por nuk ka as projekte për ta mbajtur liqenin në kushtet më optimale të një resursi turistik. Me një sipërfaqe prej më shumë se 81 kilometra katrorë, Fierza mund të shfrytëzohet përgjatë gjithë bregut që prek Kukësin, Hasin, Pukën e Tropojën./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!