Gjermania përkujton sot 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. I ndërtuar në vitin 1961 nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore, mori kishte si synim të ndalte valën e qytetarëve të saj që donin të shkonin në perëndim.
Qindra vetë u vranë në përpjekje për t’u arratisur përtej kufirit. Pothuajse tre dekada më pas, natën e 9 nëntorit, 1989 dhjetra-mijëra njerëz e rrëzuan murin, një moment kyç që kontribuoi në fillimin e rënies së Bashkimit Sovjetik.
Në këtë vend në qershor 1987, presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan i tha shprehjen tashmë të famshme homologut të tij sovjetik: “Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur”.
Dy vjet pas fjalimit të presidentit Reagan, vetë gjermanët e rrëzuan.Pas disa javësh, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe presidenti i ri amerikan, George Bush deklaruan se Lufta e Ftohtë kishte marrë fund.
Gjermanët dhe vizitorë nga e gjithë bota festojnë përvjetorin sot. Por paqja mes Lindjes dhe Perëndimit, mbetet larg./abcnews.al