Gati projekti i Behxhet Pacollit për ndërtesat në Thumanë: E përfunduam me shpejtësi rekord

schedule18:33 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 18:33 - 12 Dhjetor, 2019

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli, ka publikuar projektin e ndërtesave, që do të ndërtohen në Thumanë, e cila u godit nga tërmeti 3 javë më parë.

Pacolli shkruan se projekti është gati, pas një punë me shpëjtësi rekord, dhe do të financohet i gjithi nga familja Pacolli.

“Të dashur miqtë e mi,
Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, shkruan Pacolli.

Siç shihet edhe nga fotot e projektit të familjes Pacolli, ndërtesat do të jenë kryesisht 3 katëshe.

Pak ditë më parë Pacolli premtoi se do të investonte 1 milionë euro për të dëmtuarit nga termeti në Thumanë.

Ndërkohë, ky propozim i Pacollit u kundërshtua nga Rama, i cili i kërkoi të investonte në Krujë dhe jo në Thumanë. Debati mes tyre ndodhi gjatë vizitës së përbashkët në qytetin e Krujës, pak ditë pas tërmetit tragjik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!