Fjodora Fjora rrëfen për mikeshat e saj të dhunuara: Kanë vuajtur në heshtje dhunën nga burrat e tyre

23:52 | 24/01/202023:520

Gazetarja Fjodora Fjora ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në “Provokacija” me Mustafa Nanon. Ajo ndau mendimin e saj në lidhje me mentalitetin e dhunshëm që sipas saj kanë meshkujt shqiptar.

Gazetarja Fjora tha se ka patur edhe mikesha të saj që kanë qenë të dhunuara dhe disa prej tyre i janë nënshtruar dhunës.

Shoqëria shqiptare sipas saj ka mungesë kulture pasi përdorimin e dhunës e shohin si zgjidhje të problemeve.

Pjesë nga biseda në studio:

Fjodora Fjora: Kam punuar që 16 vjeç, kam punuar dhe si  kamarjere, si asistent kamarjere. Kishim emigruar me familjen në Greqi dhe nga nevoja më duhet të punoja. Po edhe në tiranë kam punuar shitëse. Mendoj që puna nuk është asnjëherë turp, ndërsa sot për disa puna është turp dhe nuk e di arsyen se përse të rinjtë e sotëm nuk duan as të dëgjojnë, as të punojnë, dhe as të kulturohen, që është problemi më i madh. Mendoj që thelbi i gjithë bisedës dhe problemet që kemi ne si shoqëri duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit, kur vritet një femër, ose një femër dhunon një fëmijë në mënyrë çnjerëzore është mungesa e thellë dhe e madhe e kulturës që ne kemi si komb.

Mustafa Nano: Jemi më të dhunshëm se sa vendet e tjera, e shohim dhunën si mjetin më të parë për zgjidhjen e problemit.

Fjodora Fjora: Mënyra si i jemi afruar ne edukimit është përmes dhunës. Merre zorrën dhe fute në banjo. Fëmijëria jonë e brezave që kanë kaluar nuk kanë qenë të karakterizuar nga kjo; futi një shpullë që ti vijë mendja në vend. Sikur kemi dëshirë ta bëjmë dhunën pjesë të edukimit tonë dhe për fat të keq po vazhdon. Jemi kthyer në qenie që justifikon dhunën dhe më e keqja nuk e luftojmë atë. Këtu ka një mungesë të madhe besimi, në Amerikë apo në vende të tjera kudo në botë, kur shohin dikë që dhunohet në rrugë thërrasin menjëherë policinë, këtu tek ne është e tmerrshme.

Mustafa Nano: Këtë që thua e ke parë vetë apo e keni nga të dëgjuarat?

Fjodora Fjora: Drejtpërdrejtë nuk i kam parë. Por kam mikesha të miat që kanë qenë pre e dhunës, nga ana e bashkëshortëve kryesisht sepse ata e konsiderojnë si pronë të vetën gruan, në këtë shoqërinë tonë, për fat të keq nuk e heq njeri nga mendja nuk e kanë pronë. Mikesha të miat në fakt kanë vuajtur në heshtje, unë personalisht nuk jam gjendur në të tilla situata, nuk e kam provuar nën lëkurë. Unë mendoj që jam kundra kësaj mënyre sjelljeje por ka të bëjë edhe me faktin se njeriu edhe e zgjedh diçka të tillë.

Mustafa Nano: Ju po thoni mikesha tuajat, çdo të thotë?

Fjodora Fjora: Do të thotë që kanë qenë mikeshat të miat, vajza të kulturuara, me punë të mira që kanë qenë të dhunuara.

Mustafa Nano: Ju i kuptoni këto vajza?

Fjodora Fjora: Jo nuk i kuptoj por di të them që për fat të keq femrat e pranojnë shumë dhunën në Shqipëri. Di që është rritur nr i  madh i divorceve në Shqipëri./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono