Filmat më të mirë të 2019-s sipas The New York Times

09:05 | 05/12/201909:050

Revista prestigjoze The New York Times ka publikuar së fundmi listën me filmat me të mirë të vitit 2019. Me siguri në listën me 10 filma do të përfshihet edhe filmi i preferuar i juaji, nëse jo hidhini një sy listës për të zgjedhur filmin e ri që do të shihni me shoqërinë ose të dashurin tuaj në fundjavë.

1. Honeyland (Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov)

I ideuar si një video informative e porositur nga qeveria, ky dokumentar është as më pak e as më shumë se një alegori komike për problemin e vjetër sa vetë bota: fqinjët e pasjellshëm.

2.The Souvenir (Joanna Hogg)

Honor Swinton Byrne luan një version të regjisores kur ishte e re në një film autobiografik që gjithashtu mund të interpretohet si historia e origjinës së një superheroi.

3.The Irishman (Martin Scorsese)

Çfarë është kinematografia? Nëse keni tre orë e gjysmë kohë, përgjigjen e gjeni këtu.

4.Parasite (Bong Joon Ho)

Një film që do t’ju bëjë të ndiheni keq për gjendjen në të cilën ndodhet bota dhe mirë për gjendjen në të cilën ndodhet kinematografia.

5.Little Women (Greta Gerwig)

Gëzimet dhe hidhërimet e një familjeje kreative në Massachusetts, përgjatë shekullit të 19.

6.Once Upon a Time… in Hollywood (Quentin Tarantino)

Një tjetër përgjigje e pyetjes “çfarë quhet kinematografia) me bonus sytë e Brad Pitt dhe Leo Di Caprio dhe këmbët e Margot Robbie.

7.Marriage Story (Noah Baumbach)

Gëzimet dhe hidhërimet e një familjeje kreative në New York dhe Los Angeles, përgjatë shekullit të 21.

8.The Edge of Democracy (Petra Costa)

Ky dokumentar shqetësues shpalos ngjarjet që i paraprinë zgjedhjes së populistit Jair Bolsonaro-s si president i Brazilit dhe është filmi më i frikshëm i vitit.

9.Peterloo (Mike Leigh)

Politika britanike në 1819-n, plot pasion dhe madhështi, mosbesim dhe fraksionizim. Duket sikur ka kaluar shumë pak kohë që nga ato ditë.

10.Atlantics (Mati Diop)

Një dramë e paparashikueshme mbinatyrore, e rrënjosur në komentin e shoqërisë të botës reale.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono