Ardian Mema

livevee.jpg
Vladimir Prenga23:42 | 06/01/2020

Ilir Halili operon shumë në tregun e futbollistëve në Arabinë Saudite, ku ka çuar Besnik Hasin në krye të Al Raed. I ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ai ka folur për bisedimet që patën me Al Ramtha, klub me të cilin ishin në bisedime për të nënshkruar Skënder Gega.

“Me Gegën ishim në Jordani. Kishim firmosur me e-mail. Refuzuam në bashkëpunim me Skënderin për disa detaje të vogla. Fola me të dhe e pamë të arsyeshme të merrnin atë vendim”, tregon Halili.

Ai zbulon një tjetër prapaskenë: “Para dy vitesh, për kampionen e Jordanisë pata gati Ardian Memën. Refuzoi se donte të dilte kampion me Tiranën”. /abcnews.al

 

livevee.jpg
Vladimir Prenga23:29 | 19/12/2019

Nevil Dede ka analizuar Tiranën në emisionin “Pressing” në ABC News, ndërkohë që është ndalur edhe te ish-trajneri Ardian Mema. Fillimisht, tekniku i Shqipërisë U19, tha: “Fitorja në derbi solli eufori. Tirana kur goditet nisin problematikat. Ka mbipopullim në disa pozicione, kurse në pozita të tjera ka mungesë lojtarësh.

Ndoshta lojtarët po marrin mesazhe të koduara. Asnjë lojtar nuk ka faj aty, por ata që i kanë marrë. Nëse ata kanë atë kapacitet, s’kanë  më faj. Me Laçin e kanë ndeshje shumë të fortë. Kush kalon këtë test, është për Europë. Është një nga momentet më kyçe të sezonit”, tha Dede.

“Nuk është mirë kur sheh të shkarkohet një trajner. Kur dikush shkarkohet, duhet të pyesim mirë: ‘Pse hoqën atë’. Nesër më heqin edhe mua. Ardian Memën e sulmuan pa nisur sezoni. Duhet të reflektojmë edhe ne. Kush e ka fajin te Tirana kur ndryshohen trajnerët kaq shumë?

Edhe ne duhet të ruajmë institucionin tonë. Memën nuk e lanë të punonte. Do ishte më e ndershme ta largonin që në verë. E çuan edhe skuadrën në stres. Vjen momenti që heq të parin e më pas edhe të dytin. Duhet të mendoheshin mirë. Tiranën e duan të gjithë”, u shpreh Dede.

Një koment e bëri edhe Gentian Muça në lidhje me Memën: “Kam njohje me Memën. Nëse ai u sulmua, pse pranoi të vazhdonte? Kjo është pyetja ime. Ai u largua njëherë. Tirana nga larg është e bukur. Mund të jemi i vetmi vend në Europë që nuk u japim shumë kohë në Europë. Por po ndodh edhe në Europë kohët e fundit, ekipet duan rezultate shpejtë”. /abcnews.al

Halili-Mema.jpg
Vladimir Prenga13:59 | 19/12/2019

Ardian Mema u largua nga drejtimi i Tiranës pas humbjes që bardheblutë pësuan me Bylisin. Nuk mund të kishte më bashkëpunim, por me presidentin Refik Halili ka pasur shtrëngim duarsh. “Jemi sërish miq”, tha Mema të hënën në emisionin “Pressing” në ABC News.

Ish-trajneri i bardhebluve ndoqi derbin nga “Air Albania Stadium”, ndërkohë që edhe dje në sfidën me Flamurtarin ishte në tribunë. Këtë herë Mema nuk ishte i vetëm, pasi me të ishte edhe Erjon Xhafa, të cilin e kishte ndihmës gjatë kohës që drejtoi Tiranën.

Në përfundim të ndeshjes ai u takua edhe me presidentin Refik Halili, si dhe me brazilianin Elton Cale. Anësori i majtë shkoi në tribunë së bashku me vajzën e tij dhe pati një takim shumë të përzemërt me Memën, i cili ishte ai që e kërkoi atë te Tiranë në merkaton e verës. / abcnews.al

Halili, Mema, Xhafa dhe Cale me vajzën e tij
sporti-pressing-1.jpg
Vladimir Prenga23:22 | 12/12/2019

Florian Riza, si çdo të enjte është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në Abc News.  Derbi është tema kryesore e diskutimit të mbrëmjes, sikurse edhe masat e sigurisë për një ndeshje të nivelit të tillë. “200 forca sigurie do të jenë në çdo ndeshje, pavarësisht numrit të tifozëve”, tha mes të tjerash Riza.

“Zhbllokimi i ndeshjes vjen nga episodet, nuk është se ka dominim në ndeshje të tilla. Sa i takon mbrojtjes, si mbron Partizani, rëndësi të veçantë ka fakti që ka linjë italiane të mbrojtjes. Kjo e ka forcuar shumë. Gjithashtu ka edhe portierin, shumë të mirë, stabël. Kjo është një arritje e madhe. Po të shohim derbin e fundit, Partizani ishte më mirë psikologjikisht, pasi Tirana ishte shumë e karikuar prej objektivave që i kanë vënë vetes. Pati shumë eufori”.

“Nuk ia uroj askujt këtë situatë, jo më Tiranës. Nuk e di se si një ekip që do të dalë kampion të mos ketë trajner. Kam respekt për Egbo, por është trajner portierësh. Nuk është momenti i tij. Stabilizimi është shumë i rëndësishëm. Trajneri duhet të jetë i ditur. Ndeshja mund të prodhojë çdo rezultat. Pjesa më e madhe e lojtarëve të Tiranës janë tekanjozë. Nuk ka garanci absolute që Tirana nuk fiton. Ai që ka marrë këto vendime, duhet t’i dije karakteret atyre që merr. Ka pasur tendencë të rikthehet Mema. Nuk mund të vesh trajner atë që është trajner portierësh prej pesë vitesh”. /abcnews.al

Ahmataj.png
Vladimir Prenga08:06 | 10/12/2019

Tirana ka dalë dje në stërvitje, por trajneri Julian Ahmataj dhe ndihmësi i tij Akil Jakupi nuk janë shfaqur. Ende nuk ka një komunikim zyrtar për largimin e Ahmatajt, por kapitulli i tij te bardheblutë është mbyllur dhe tanimë po mendohet për atë që do ta drejtojë Tiranën në vazhdim.

Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, duke nisur nga Bledar Devolli. Trajneri është pjesë e klubit dhe aktualisht drejton Tiranën U19. Gjirokastriti është i gatshëm, por ka edhe një alternativë si Gugash Magani. Peqinasi e ka drejtuar edhe më parë Tiranën, madje është trajneri i fundit që ka triumfuar në derbi me Partizanin.

Një tjetër emër surprizë që është shtuar në listën e kandidatëve është edhe Zekerija Ramadani. Trajneri kampion me Ferinokelin dhe Trepça ’89 në Kosovë ka drejtuar më parë edhe në Superiore, pasi ka qenë në krye të Flamurtarit. Gjithashtu ai ka drejtuar edhe Shkupin në Maqedoninë e Veriut.

Skenari më i bujshëm i dalë në media është ai i rikthimit të Ardian Memës. Sipas “Panorama Sport”, bardheblutë e tentojnë një lëvizje të tillë. Nëse do të ndodhte dhe Mema të merrte sërish drejtimin e Tiranës, sigurisht komentet do të ishin të shumta. /abcnews.al

Halili-Mema.jpg
Vladimir Prenga08:51 | 15/11/2019

Shkarkimi i Ardian Memës i ka kushtuar Tiranës. Klubi bardheblu, që vendosi të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin kryeqytetas për ta zëvendësuar me Julian Ahmatajn, duhet të ulej e të fliste me të për kontratën.

Së fundmi palët kanë gjetur edhe gjuhën e përbashkët për detajet. Sipas asaj që shkruan gazeta “Panorama Sport”, klubi i Tiranës duhet të derdhë në llogarinë e Memës shumën e 30 milionë lekëve.

Mema u largua nga Tirana në muajin tetor, pas humbjes së pësuar me Bylisin. Pas ndeshjes ai lëshoi disa deklarata që normalisht nuk u pritën mirë dhe do të ndikonin në raportin e tij me futbollistët. Në klubin bardheblu prej kohësh ishin të lëkundur dhe u pa e udhës që të bënin një lëvizje në pankinë. /abcnews.al

Mema-1.png
Vladimir Prenga23:20 | 28/10/2019

Afrim Tole dhe Ermal Tahiri kanë analizuar Tiranës në emisionin Pressing në ABC News. të dy ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me trajnerin Ardian Mema dhe sipas tyre nuk ishte ai problemi i bardhebluve.

Tole deklaroi: “E nisi Mirë Ahmataj, i uroj suksese. Nuk ishte Mema problemi. Tirana ka vite që ka probleme. U takon atyre që janë afër klubit që të flasin. Nuk i uroj askujt të ketë kohë të vështira, por futbolli është kështu. Një del kampion, të tjerë E kam ndjekur Starovën këtu edhe është e vërtetë që ka presion. Problemet i dinë ata. Tre pikë larg ishte, pse e hoqën”.

Më pas e mori fjalën Tahiri: “Edhe unë them që nuk është probleme i trajnerit. Kishin problemet me kontratat, erdhi trajneri i ri dhe fitoi. U tregua që mund të ndryshohet. Ekipin e kanë, janë skuadër që shënojnë. nëse rregullojnë mbrojtjen mund të marrin rezultate të mira. Një faj ka Mema: kur ke Kërçikun dhe Dokën dhe merr një tjetër mbrojtës të djathtë. Nuk ke pse merr disa lojtarë krahu. Pikët vijnë me ekipet e vogla. Tirana ka edhe lojtarë të rinj, mjaft të mirë, si Çelhaka dhe Ismajlgeci. Janë premtues, nuk them se do mbajnë peshën. Ata po punojnë, po nxjerrin. Ky është problemi i futbollit tonë, të kesh vazhdimësi duke nxjerrë lojtarë”. /abcnews.al

Mema-1.png
Igli Nikolli19:54 | 25/10/2019

Tre lojtarë kanë reaguar pas largimit të Ardian Memës nga pankina e Tiranës. 47-vjeçari qëndroi një vit te bardheblutë (tetorin e kaluar mori drejtimin e ekipit), ndërsa vendin e tij e ka zënë Julian Ahmataj.

Eni Imami, Edon Hasani dhe Dorian Kërçiku nuk i kursyen fjalët e mira për ish-trajnerin. “Profesor, ishte kënaqësi që punuam bashkë për një vit, faleminderit për gjithçka! Suksese dhe faleminderit edhe njëherë“, shkruan Imami.

Postimi i Imamit

Edhe mesfushori shkodran ka fjalë të mira për Memën, të cilit i uron suksese në vazhdim. “Profesor Ardi, kënaqësi të punonim bashkë. Zoti ta bëftë mbarë, suksese dhe mirënjohje për ty“, shkruan Edon Hasani.

 

 

Postimi i Hasanit
Postimi i Kërçikut

Korit të falënderimeve i është bashkuar edhe Kërçiku. “Profesor Ardi, faleminderit për gjithçka që na mësove dhe ato që i dhe Tironës. Zoti ta bëftë mbarë“, komenton mbrojtësi i krahut të djathtë. /abcnews.al

Halili-Mema.jpg
Vladimir Prenga12:32 | 25/10/2019

Ardian Mema nuk doli dje në stërvitje te Tirana dhe ishte e kuptueshme që mes tij dhe klubit bardheblu kishte marrë fund çdo gjë. Humbja në Ballsh, por edhe mënyra se si u pësuan golat bënë që trajneri të mendohej mirë për vazhdimësinë.

Së fundmi Tirana ka dalë edhe me një qëndrim zyrtar, teksa thekson se për shkak të rezultateve jo të mira është mbyllur bashkëpunimi me Memën. “KF Tirana dhe Ardian Mema kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, trajneri Mema nuk do të jetë më në krye të bardhebluve. KF Tirana e falënderon trajnerin Ard Mema për kontributin 1-vjeçar në krye të skuadrës”.

Mema zëvendësoi tetorin e shkuar brazilianin Ze Maria. Ftesës së presidentit Refik Halili ai iu përgjigj pozitivisht, duke u larguar nga Flamurtari ku ishte ndihmës i Ilir Dajës. Ai e lë Tiranën në kuotën e 14 pikëve, tre më pak se Partizani kryesues.

Prej kohësh Mema nuk e kishte mbështetjen e drejtuesve, që në mënyrë të sforcuar kishin vendosur të vijonin bashkëpunimin. Pas zgjidhjes së çështjes së kontratës, palët kanë shtrënguar duart. Tanimë Tirana duhet të gjejë një tjetër trajner dhe dy alternativat më të mundshme janë Julian Ahmataj dhe Bledar Devolli. /abcnews.al

ahmataj.jpg
Vladimir Prenga18:08 | 24/10/2019

Ardian Mema dhe Tirana mund të ndahen dhe kanë mbetur vetëm detajet. Tekniku nuk ka dalë sot në stërvitje, ndërkohë që po bisedon me presidentin Refik Halili. Një nga emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Tiranës ka qenë Julian Ahmataj.

Ish-mbrojtësi i majtë është pjesë e panelit të të ftuarve në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe ka folur në lidhje me mundësinë që të marrë drejtimin e Tiranës. Ahmataj pranon se në të shkuarën ka qenë opsion për bardheblutë, por për momentin nuk dëshiron të flasë shumë.

“Edhe herë të tjera kam pasur mundësi të jem trajner i Tiranës. Ata kanë menduar të bëjnë zgjedhje të tjera. Nuk është korrekte të flasim tani, pasi Tirana e ka akoma një trajner”, u shpreh Ahmataj mes të tjerash gjatë emisionit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono