EMRI/ Shef policie bashkiake, kush është viktima e aksidentit tragjik në Librazhd

17:05 | 24/01/202017:050

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi pak më parë në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pikërisht në fshatin Pishkash.

Policia bëri me dije se ka ndërruar jetë një person rreth 45 vjeç, ndërsa theksoi se ishin përplasur një makinë tip “Mercedes” dhe një tjetër tip “Ford”.

Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre të plagosur.

Abcnews.al mësoi se viktima është Ardian Vreto. Ky i fundit ka qenë polic në qytetin e Librazhdit dhe është vëllai i kreut të PD-së së qytetit, Bujar Vreto.

Sëfundmi viktima mbante detyrën e shefit të Policisë Bashkiake në Përrenjas.

Njoftimi i plotë:

Në aksin rrugor  Librazhd- Qafë Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,.  Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”,   shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /abcnews.al

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono