Ellie Goulding rrëfen arsyen pse pinte alkol para çdo përformance

09:41 | 06/12/201909:410

Ellie Goulding pranoi se ka pirë një gotë alkool para intervistave dhe performancave për t’u dukur “më e çmendur ose më interesante”. Goulding zbuloi po ashtu se i është nënshtruar për një kohë të gjatë një terapie sa i takon kontrollit të zemërimit.

Ajo deklaroi se martesa me Caspar Jopling e ka ndihmuar shumë në kontrollin e emocioneve të saj.

“Kur takova Casparin, zemërimi im thjesht u largua.

“Në fillim nuk ndodhi. Unë bëra atë gjë që ne të gjithë bëjmë kur takojmë për herë të parë dikë që me të vërtetë të pëlqen dhe ti …nuk tregon asgjë të keqe nga karakteri yt.

“Me Caspar u ndjeva menjëherë më e qetë”, shtoi ajo.

Këngëtarja, e cila pati hitin e saj të parë  “Starry Eyed” në vitin 2010, u është kthyer pijeve që kur ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.

Në një intervistë për Fern Cotton, gjatë prezantimit të podcast-it “Happy Place”, 32-vjeçarja tha se shpesh duhet të prezantohet ashtu si nuk është ndaj pi për t’u përballur me “situatën surrealiste”.

Ajo gjithashtu tha se përgatitej për intervista duke pirë, madje edhe para se të paraqitej në “Live Lounge” të BBC-së, e cila zakonisht xhirohet herët në mëngjes.

“Mendova se pija do të më bënte pak më shumë interesante dhe argëtuese.

Por unë nuk jam, alkoolike,” tha ajo. “Mund të rri muaj pa pirë, gjithashtu”.

Këngëtarja, e cila performoi në dasmën e Princit William dhe Kate Middleton në vitin 2011, u bë e famshme falë hiteve “Love Me Like You Do”, “Burn” dhe “How Long Will I Love You”./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono