Ekzekutimi i 28-vjeçarit Vilson Tafçiu, pista kryesore ku po heton policia

18:07 | 21/01/202018:070

Vrasja e mafioze e 28-vjeçarit në zonë e Astirit mbrëmjen e së hënës dyshohet se ka si motiv kryesor trafikun e lëndëve narktotike.

Kjo është një nga pistat e hetimt ku është përqënduar policia e Tiranës në lidhje me ekzekutimin e Vilson Tafçiu, i cili prej disa vitesh ka jetuar në Francë dhe Blegjikë.

Për ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim policor një person me inicialt N.D., që dyshohet se ka nxjerrë në pritë të riun me origjinë nga Peshkopia.

Për shkak të problemeve me drejtësinë, Vilsoni kishte ndryshuar edhe mbiemrin e tij disa vite më parë nga Vilson Noka në Tafçiu. Ky i fundit ka pasur një të shkuar kriminale. Ai  dyshohet si i përfshirë në trafiqe droge, si heroinë dhe marijuanë ndaj edhe është deportuar nga Franca më 6 nëntor të 2018 pasi kishte kryer 8 muaj burg.

“Vilsoni ishte klient i rregullt i lokalit”- thanë dëshmitarët në komisariatin nr. 6. Ai u thirrur nga një person i gjatë dhe ndërmjet tyre nuk ka patur tension apo konflikt fizik. 28-vjeçari u ngrit qetësisht nga bari, por që gjet i pajetë nga personat e shumtë që ishin në lokal. Abc Neës ka mësuar nga grupi hetimor se Vislon Noka Tafçiu dyshohet të ketë qenë nën hetim edhe si anëtar i një grupi kriminal të arrestuar nga Policia e Shtetit së fundmi për trafik droge.

Këto prova janë zbuluar nga përgjimet ambientele të kryera nga Forcat Operacionale Speciale. 28-vjeçari i shpëtoi prangosjes por, që mbahej në monitorim nga sektori i narkotikëve, i dyshuar se ishte pjesë në trafikun e drogës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes uniformat blu sekuestruan një pistoletë TT që nuk dihet nëse i përket autorit apo viktimës, e cila u dërgua për eskpertizë balistike në Laboratorin e Policisë Shkencore.

Gjitahshtu u gjet edhe një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët për të shkuar pranë vendit të krimit, ndërsa janë administuar dhe pamjet e kamerave të sigurisë jo vëtëm të ambienteve të lokalit por edhe të rrugëve dytësore që lidhen me zonën e Astirit./abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono