Egbo me këmbë në tokë: Rruga është shumë e gjatë, presim tjera përforcime

22:10 | 25/01/202022:100

Tirana nuk mendon aspak fitimin e titullit, por ndeshjen e radhës. Trajneri Emanuel Egbo vlerëson Luftëtarin, në prag të duelit të javës së 19-të të Superligës në “Selman Stërmasi”.

Thjeshtësia është virtyt i madh, dhe për fat ai e ka. Emanuel Egbo është po aq i urtë sot pas katër fitoreve radhazi me Tiranën në Superiore, sa edhe para ndeshjes së tij të parë, derbit.

Në radhë është Luftëtari, një ekip teorikisht i lehtë, pasi ndodhet i parafundit.

“Ne e dimë pak a shumë çfarë ekipi ka Luftëtari, siç e kam thënë gjithmonë, nuk ka ekip të vogël në Kategorinë Superiore. Të gjitha ekipet për mua janë njësoj, ka 11 lojtarë brenda fushës. Ai ekip që vrapon më shumë, del triumfues”.

Mos ka eufori tek lojtarët pas 4 fitoreve radhazi?

“Ka filluar faza e tretë, ka dhe një fazë të katër, pra ka dhe shumë ndeshje. Unë e kam thënë gjithmonë, Tirana duhet të mendojë vetëm ndeshje pas ndeshje. Nuk po mendoj për titullin kampion. Pastaj në fund, do të bëjmë llogaritë”.

Si ndikojnë fitoret radhazi në ecurinë e skuadrës?

“Rruga është akoma shumë e gjatë, ne gjithmonë do të vazhdojmë. Sa më shumë ndeshje do të fitojmë, aq më shumë do të rritet vetëbesimi dhe vazhdimësia do të jetë e mirë. Sa më mirë do të luajmë, aq më shumë pikë do të marrim dhe aq më mirë do të jetë ekipi”.

Tirana është vetëm një pikë larg kreut, ndërsa Egbo nuk e mohoi mundësinë që mund të bëjë edhe ndonjë përforcim tjetër në janar./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono