‘E urrej ta shoh William-n të trishtuar’, çfarë mendon Kate për vendimin e Meghan dhe Harry-t?

15:20 | 14/01/202015:200

Në gjithë këtë zhurmën mediatike që kanë krijuar Meghan Markle dhe princi Harry, të gjithë duken se e kanë dhënë mendimin e tyre mbi këtë çështje. Largimi i tyre nga familja mbretërore dhe jetesa e re të pavarur financiarisht, krijoi jo pak çudi në media, por edhe më gjërë. Mirëpo, deri tani nuk kemi lexuar ndonjë reagim të kunatës së Harry-t dhe Meghan, reagimin e Kate Middleton. Sipas një burimi për Us Weekly, Kate është lënduar nga ky veprim i Harry-t dhe Meghan.

“Kur Harry ndihej keq ose kishte probleme, William ishte gjithmonë aty për të, ashtu si Kate. Dukesha e Cambridge është shumë e lënduar. Ajo madje ka qenë këshilltarja e Meghan kur erdhi në Londër. Kate e urren të shohë burrin e saj kaq të mërzitur”,-tregon një burim për Us Weekly.

Ndërkohë William është i shqetësuar për vendimin e vëllait të tij për të jetuar i pavarur financiarisht dhe për të kaluar gjysmën e vitit në Amerikën e Veriut.

Sipas Us Weekly, Kate mësohet të ketë thënë se William ka bërë gjithçka ka mundur për të ndihmuar të vëllanë ndër vite, ndërkohë Harry me këtë veprim i hodhi poshtë të gjitha këshilla e tij./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono