Duka në Pressing: Nuk kam peng asgjë, i lumtur që kemi një stadium të ri

22:16 | 18/11/201922:160

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin Pressing. Numri një i FSHF-së foli për kualifikueset që zhvilloi Shqipëria, trajnerin Reja dhe për ish-trajnerin Panuçi.

KUALIFIKUESET – “Jam shumë i lumtur që tani kemi një stadium. Pashë fytyra të qeshura, njerëz që bënin foto. Më mirë se kaq, nuk ka. Nëse do të kishim dhe një rezultat pozitiv, mund të është edhe më mirë. Gjithsesi, dje u përqendruam më shumë te stadiumi, te atmosfera, sesa te loja. Do ishte më mirë nëse do të kishim dhe rezultatin. Ky edicion kishte të mirat dhe të këqijat e veta. Kishte momentet e mira ekipi, angazhim maksimal sportiv. Por kishte dhe momente jo të mira, sidomos në dy ndeshjet e fundit. Tashmë jemi rikthyer si një ekip i madh, pavarësisht se një rezultat negativ në minutën e fundit kundër Turqisë dhe një fitore të shkëlqyer me katër gola në Moldavi. Në këto kualifikuese, kemi pasur dhe momente pozitive, dhe nga ato që mund t’i kishim anashkaluar.

REJA – “Nuk kam peng për asgjë, po të kthehesha në kohë, do bëja sërish të njëjtat gjëra. Nëse mund të parashikosh gabimet, atëherë je Zoti, por nuk jemi Zoti. Në momentin e duhur, merret një vendim, njëjtë si trajnerët që kanë gjithmonë vendime. Trajneri mendon se ka vënë lojtarët më të mirë në fushë, por pas ndeshjes, e di që dikush nuk ishte i duhuri. Jo të gjithë dalin kampionë, jo të gjithë i fitojnë ndeshjet. Absolutisht ne mund ta kishim fituar ndeshjen edhe me Panuçin, edhe me Rejën. E njëjta gjë ndodhi dhe në Turqi, kështu që nuk mund të ngarkojmë fajin mbi një individ. TË keqen të gjithë e kanë bashkë, lojtarët, trajneri, stafi teknik. Sidomos me skuadra të vendeve të vogla ka të bëjë shumë atmosfera.

PANUÇI – “Tifozët e rregullt kanë qenë gjithmonë pas kombëtares. Nuk ka të bëjë rezultati, e mbështet gjithmonë kombëtaren ai tifozi sistematik. Edhe Gjermania bën humbje, por stadiumi është plot. Nuk ka të bëjë rezultati me lidhjen apo me tifozët”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono