Ditë e re takimesh politike në Maqedoninë e Veriut

17:55 | 28/03/2019

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, kanë vazhduar takimet me partitë politike për të arritur shumicën e dy të tretave të votave në parlamentin e Maqedonisë së Veriut për ligjin me të cilin duhet të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale.

Partitë opozitare shqiptare ASH-ja dhe BESA në takimin në Kuvend me Kryeministrin Zaev dhe ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska, kanë shprehur përkrahje për PSP-në si organ i posaçëm në kuadër të Pokurorisë Publike që do të ketë kompetenca efikase, ka theksuar ministrja Deskoska.

Renata Deskoska: “Në përgjithësi nga takimi i sotëm është edhe përkrahja për PSP-në si organ që do të ketë kompetenca efikase dhe që do të jetë një prokurori e veçantë që në fakt është edhe pjesë e ligjit të tashëm. Në pjesën e mënyrës së shfrytëzimit të xhirimeve si dëshmi do të ketë konsultime shtesë”.

“Po, përkrahje PSP-së, por ajo duhet t’i dëshmoj opinionit se vërtet janë të interesuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin që kanë ndodhur në të kaluarën, por që po ndodhin edhe tani”. Kështu është shprehur kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Drejtësisë Renata Deskoska, lidhur me propozim ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme, e propozuar nga Qeveria, në të cilën do të inkorporohet edhe PSP-ja.

Ziadin Sela, kryetar i ASH-së: Vlerësojmë se ky trup akoma nuk e ka kryer detyrën për të cilën u themelua dhe i njëjti duhet të vazhdojë me ndryshimet e ligjit duke u zgjatur afatet në pafundësi të funksionojë si organ brenda sistemit të drejtësisë së vendit të paktën deri në përmbylljen e detyrës për të cilën është themeluar.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka bërë me dije se gjatë fushatës zgjedhore Kuvendi nuk do të zhvillojë punime, duke ju bërë thirrje pjesëmarrësve në zgjedhjet presidenciale që të demostrojnë fushatë demokratike.

Talat Xhaferi: Apeloj që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të mund të zgjedhin dhe të dalin në votimet e tyre. Apel deri te pjesëmarrësit apo ata që janë përkrahës të kandidatëve në fushatë që të mbajnë llogari për nivelin dhe kulturën politike të komunikimit të sjellë së pari mes vetë subjekteve politike dhe në relacion të komunikimit të tyre me qytetarët.

Ndërkohë  edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup  i inkurajon të gjithë deputetët e Kuvendit ta përkrahin miratimin e ligjit për PSP-në. Për sot pasdite është caktuar edhe një takim mes grupeve të punës së shumicës dhe opozitës ku do të diskutohen amendamentet e VMRO-DPMNE-së rreth Ligjit për Prokurorinë Publike ku duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i PSP-së./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono