Debate në mbledhjen e AZHBR me fermerët e Dibrës

14:45 | 22/04/2019

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural organizoi një takim me fermerët e Dibrës për çeljen e thirrjes për aplikim për subvencionet e vitit 2019 ku nuk munguan edhe debatet. Sipas drejtuesve te AZHBR këtë vit subvencionet nuk do të përfshijnë të gjitha produktet bujqësore.

Për qarkun e Dibrës subvencione do të përfitojnë vetëm qumështi , gjedhët dhe frutikultura , por siç edhe ato vetë  e pranojnë fondet janë të limituara.

Nga ana tjetër fermerët ankohen pasi për çdo vit kanë aplikuar dhe janë s’kualifikuar sipas tyre pa asnjë argument bindës. Pjesa më e madhe e prodhuesve te qumështit si shkak për s’kualifikimin kanë analizën e këtij produkti, për të cilën akuzojnë AKU – në se analizat merren në Dibër dhe kryhen në Shkodër./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono