Cutrone: Jam si në shtëpi te Fiore. Interi? Kam kujtime të bukura

14:50 | 23/01/202014:500

Sulmuesi i Fiorentinës, Patrick Cutrone, ka rrëfyer se si po shkon aventura e tij më e re në një intervistë për faqen e klubit violë. Italiani u transferua para pak ditësh nga Wolwes dhe ai duket se është përshtatur shumë shpejt me shokët e ekipit.

“Po kaloj shumë mirë këtu. Stafi dhe ekipi janë fantastikë. E dija përpara se të vija se Fiore është në një situatë të vështirë, por mua më pëlqejnë sfidat dhe së bashku do ia dalim. Më ka pëlqyer gjithmonë qyteti i Firences dhe mendoj se do të ishte bukur të jetoje këtu. Ndihem i nderuar nga mikpritja që tifozët më bënë dhe i premtoj se do të jap maksimumin në çdo ndeshje që do të luaj,” tregon 22-vjeçari.

“Në Angli mësova shumë dhe jam përmirësuar në çdo aspekt. Tani i marr ndeshjet një nga një dhe jam më i përqendruar. Përballja me Interin? Do të jetë një ndeshje e bukur fundjavën tjetër. Kam kujtime fantastike në anën tjetër të “San Siros”, por fillimisht mendojmë për ndeshjen kundër Genoas që e kemi këtë fundjavë. Do të jetë një betejë e vërtetë, pasi edhe Genoas i duhen pikë. Më pas do të mendojmë për Interin,” mbyll Cutrone. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono