Çifti i jep fund lidhjes pas 9-vitesh bashkë

schedule09:50 - 15 Janar, 2020

schedule 09:50 - 15 Janar, 2020

Dashurisë 9-vjeçare të Vanessa Hudgens dhe Austin Butler, i erdhi fundi mesa duket.

Sipas Us Weekly, ylli i “High School Musical” dhe aktori janë ndarë, por deri tani lajmin e dinin vetëm njerëzit më të afërt të dyshes.

Vanesa dhe Austin janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të “High School Musical”, në kohën kur ajo ishte e dashura e Zac Efron. Çfarë i bind edhe më njerëzit të mendojnë se romanca ka marrë fund është fakti që dyshja nuk i kaloi bashkë pushimet e fundvitit.

Ende nuk dihet kur janë ndarë, por hera e fundit që Austin postoi një foto me të ishte në korrik, për të festuar premierën e filmit Once Upon a Time in Hollywood.

“Ne të dy e admirojmë dhe respektojmë shumë njëri-tjetrin. Është kaq solide tani sepse unë ndihem e fortë si grua e pavarur. Bazohem vetëm tek vetja ime, por është shumë bukur të dish se ke një shok të ngushtë me të cilin të ndash fitoret dhe humbjet.”- u shpreh Vanessa në nëntor të 2018-ës, për Women’s Health.

Asnjëri prej të dyve nuk ka akoma një koment publik për ndarjen pas 9-vitesh lidhje./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!