Adrian Civici: Raporti i FMN vendosi vijat e kuqe për ekonominë shqiptare

21:04 | 08/05/201921:040

Natën e sotme në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, u fol për raportin më në të fundit të FMN. Të ftuar në studio ishin profesionistë të ekonomisë sic janë: Adrian Civici, Arben Malaj, Selami Xhepa, Violt Danaj.

Ekspertët e ekonomisë kanë sqaruar se raporti i fundit i FMN dha një mesazh të qartë për qeverinë shqiptare, ku duhet bërë kujdes sidomos ndaj borxhit publik.

Sipas tyre, mungesa e stabilitetit të politikave fiskale janë një rrisk shumë serioz në përkeqësimin e ekenomisë shqiptare. Treguesi ekonomisë vendase sipas FMN për rritjen ekonomike, për 2-3 vitet e ardhshme është në ulje.

Ekspertët kanë sqaruar gjithashtu se sipas FMN, politikat e ndjekura fiskale të deritanishme, kanë dhënë mesazhe negative në ekonomi dhe nëse vazhdohet më këtë frymë situata mund të agravohet.

Sipas Adrian Civicit, FMN vendosi disa vija të kuqe për financat shqiptare siç është stabiliteti i politikave fiskale dhe pasja e një vizioni të qartë për qëllimin që bëhen, të cilat nuk duhet të tejkalohen.

“Mesazhi i FMN ishte që disa gjëra kanë avancuar, rritja ekonomike në këto nivele është pozitive, por fenomene të reja apo të përsëritura, siç është mungesa e stabilitetit të politikave fiskale, jo vetëm që nuk duhet të agravohen apo thellohen, por i duhet rikthyer edhe një herë një analize, për ti bërë ashtu si duhet dhe më transparente“, sqaroi Civici./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono