Zyrtarzimi vjen pas fitimit të titullit, Lautaro arrin akordin me “Zikaltërit” e Inter

schedule15:36 - 19 Prill, 2024

schedule 15:36 - 19 Prill, 2024

Interi dhe Lautaro Martinez janë gati të zyrtarizojnë rinovimin e kontratës, teksa pas javësh të tëra bisedimesh dhe garancish nga drejtuesit “Zikaltër”, tani pritet që lajmërimi zyrtar të vijë pas sigurimit matematik të titullit, që pritet të vijë në fitoren e mbrëmjes të së hënës, në derbin ndaj Milan.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, nga Kina ka ardhur dhe miratimi i presidentit Steven Zhang për operacionin që shkon përtej kufizimeve normale të pagave dhe që meriton vëmendje të veçantë për shifrat e rëndësishme që janë në lojë, por edhe diskutimin për shëndetin ekonomik të klubit.

Lautaro do të fitojë rreth 9 milionë euro në vit, përfshirë dhe bonuset, nga kontrata e re deri në 2029. Marrëveshja zgjat bashkëpunimin me tri vite, duke qenë se kontrata aktuale përfundon në 2026 dhe natyrisht që sjell edhe një rritje të ndjeshme të pagës, në krahasim me 6 milionë eurot që sulmuesi përfiton për momentin.

Palët kanë gjetur plotësisht gjuhën e përbashkët dhe zyrtarizimi do të vijë pas sigurimit të titullit dhe yllit të dytë në fanellë, një siguri matematike, që siç theksuam pak rreshta më sipër mund të vijë që të hënën mbrëma, në derbin kundër Milan, teksa me një fitore “Zikaltërit” e Inzaghi do e çonin diferencën në 17 pikë me “Kuqezinjtë”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!