Zyrtarja e LSI-së në Durrës sulmon Bardhin: Kryemadhi-Berisha është opozita e vërtetë

schedule16:02 - 31 Janar, 2022

schedule 16:02 - 31 Janar, 2022

Ish-kandidatja për deputete e LSI-së në Durrës në zgjedhjet e 25 Prillit të 2021, Elona Guri i është përgjigjur ashpër sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e cilësoi “koalicion non grata” frontin Berisha-LSI në garën për bashkitë në 6 mars.

“Sekretari i Përgjithshëm i Kunat-Opozitës paska vjell vrerë furishëm kundër koalicionit të opozitës së vërtetë për zgjedhjet e 6 marsit. E kuptojmë që ekzistenca e një opozite reale, cënon interesat financiarë që deputeti Basha dhe grupimi i tij përfiton nga shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës.

Normal që Gaz Bardhi nuk ka lidhje me shtëpinë, se ka shkatërruar shtëpinë e të tjerëve…por, Shtëpia e Lirisë është një koalicion që i shpëton edhe ata vetë nga përgjegjësia, që të rreshtohen e strehohen edhe zyrtarisht në shtëpinë e pushtetit të Edi Ramës” shkruan ajo.

Por cfarë tha Bardhi?

“Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.

Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.

“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën” tha numri dy i PD-së.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!