Zyrtarja e lartë ruse u tall me presidentin serb, Putin i kërkon falje Vuçiç-it

schedule19:07 - 11 Shtator, 2020

schedule 19:07 - 11 Shtator, 2020

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar falje homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç për postimin e një zyrtares të lartë ruse në Facebook, që zemëroi  Vuçiç.

Zëdhënësja e m Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova postoi një foto të Vuçiç ulur përballë Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe poshtë saj një foto të këmbëve të aktores Sharon Stone.

Vetë Zakharova kërkoi falje më herët.

Skenografia provokuese e këmbëve të kryqëzuara erdhi nga filmi “Basic Instinct”, në një skenë ku personazhi i Sharon Stone ekspozon veten.

Mesazhi i Zakharova ishet se më foto Vucic dukej sikur po merrej në pyetje nga Presidenti Trump.

“Nëse jeni të ftuar në Shtëpinë e Bardhë, por karrigia juaj qëndron sikur jeni në një marrje në pyetje, duhet të uleni si në figurën numër 2. Kushdo që të jeni. Thjesht besoni mua,” shkroi Zakharova.

Postimi i Zakharova erdhi pasi Vuçiç nënshkrou një marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë dhe është parë si një shenjë e acarimit rus me lidhjet serbo-amerikane.

Serbia ka qenë prej kohësh një aleate kryesore e Rusisë në Ballkan dhe asnjë nga vendet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!