Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtarizohet Bledi Shkëmbi, zëvendëson “Babën” në Kosovë

schedule18:46 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 18:46 - 27 Dhjetor, 2020

Ballkani shkarkoi pak ditë më parë Ismet Munishin, trajnerin e mirënjohur dardan me nofkën e famshme “Baba”, dhe sot ka zyrtarizuar atë që do drejtojë skuadrën nga Suhareka në vazhdim.

Bledi Shkëmbi, korçari që më parë ka drejtuar në Kosovë Lirinë e Prizrenit dhe Teutën në Superiore, ka pranuar ofertën e Ballkanit. Para pak kohësh ai ishte në bisedime me Laçin në Superiore, si dhe pati një propozim nga Apolonia, që e refuzoi.

Tani ai bëhet gati për eksperiencën e re si trajner. Vetë Ballkani e ka konfirmuar Shkëmbin, përmes deklaratës së mëposhtme:  “Mirë se vjen Bledi Shkëmbi! Të dashur tifozë, kemi arritur marrëveshjen me trajnerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas shume negociatave me trajner të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falënderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani, Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës. Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi! Na priftë e mbara Suharekë”. /abcnews.al

Mirësevjen Bledi Shkëmbi,

Të dashur tifoz,

Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas…

Posted by FC Ballkani on Sunday, December 27, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!