Zyrtarizimi te Real Madrid, reagon Mbappe: Ëndërr e bërë realitet

schedule08:10 - 4 Qershor, 2024

schedule 08:10 - 4 Qershor, 2024

Pas kaq shumë spekulimeve, më në fund është zyrtarizuar kalimi i Mbappe te Reali i Madrid. Ylli francez nuk ka mundur ta përmbajë emocionin dhe e ka theksuar këtë moment në rrjetet e tij sociale.

“Një ëndërr e bërë realitet” ishte mënyra se si Mbappe e filloi mesazhin e tij. “Shumë i lumtur dhe krenar që i bashkohem klubit të ëndrrave të mia. Askush nuk mund ta kuptojë se sa i emocionuar jam tani.”

Bashkë me mesazhin emocionues, Mbappe ka postuar disa foto të tij, kur ishte fëmijë, me simbolet dhe në ambientet e Realit të Madrid. Më tej, francezi nuk e ka harruar idhullin e tij në këtë moment të veçantë. “Ëndrra” e realizuar u shënua edhe nga një foto me Cristiano Ronaldon, në kohën kur portugezi ende përfaqësonte klubin “Merengues”.

“Mezi pres t’ju shoh, madridistë, faleminderit për mbështetjen tuaj të pabesueshme. Hala Madrid”, ka përfunduar Mbappe./h.ll/abcnews.al