Presidenti i Republikës, Ilir Meta nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” i bën thirrje qeverisë që të tërhiqet nga projektet që dëmtojnë pasuritë natyrore kombëtare.
Ndërsa përshëndet zyrtarizimin e mbi 20 organizatave mjedisore, vendase dhe huaja të cilat i janë drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosë, Meta shprehet se e gjithë lugina duhet të shpallet Park Kombëtar.
Reagimi:
Përshëndes zyrtarizimin e propozimit të mbi 20 organizatave mjedisore, vendase dhe të huaja, drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Qeveria të dëgjojë zërin e komunitetit, aktivistëve të mjedisit, botës akademike, personaliteteve vendase e të huaja dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare, me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.
Jemi të vendosur të vijojmë pa u lodhur përpjekjet tona energjike për të mos lejuar me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare, korruptive dhe të dyshimtë të Qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.
E gjithë lugina të shpallet Park Kombëtar!
E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!
Njoftimi i plotë: https://www.ecoalbania.org/…/vjosa-organizatat…/
/abcnews.al/