Zyrtarisht të çmendur, “The Sun” motivon Kane me ministrin që u kap me dashnoren

schedule10:18 - 29 Qershor, 2021

schedule 10:18 - 29 Qershor, 2021

Ora 18:00, Angli-Gjermani do të “ngulë” para TV miliona njerëz. Njëra nga këto skuadra kërkon çerekfinalet në EURO 2020 dhe në Britaninë e Madhe kanë menduar të motivojnë skuadrën e tyre në një mënyrë unike.

Faqja e parë e “The Sun” është hapur më një titull goditës, që përmban edhe nota të thella ironie e ndoshta edhe deri në sarkazëm.

Një mesazh i qartë për Harry Kane, sulmuesin kryesor të Anglisë që duhet të shënojë tani, kur duhet.

“Forca Harry, edhe Hancock shënoi”, shkruhet në titullin e përzgjedhur nga tabloidi britanik, duke i kujtuar sulmuesit “golin” që shënoi Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë që u kap duke u puthur me këshilltaren e tij dhe më pas dha dorëheqjen. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!