Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti është komentuar ditën e sotme në mediat e Kosovës për shpenzimet e pakta dhe llojin e thjeshtë të makinës që përdor.
Ai është një automjet modest Opel Vectra e vitit 1998 e cila sot kushton 2 mijë euro.
Më poshtë një makinë e ngjashme me atë të Avdullah Hoti:
Ai u shfaq ditëm e sotme krejtësisht i vetëm në ceremoninë e marrjes së detyrës. Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti ka nisur ditën e parë të punës si i pari i ekzekutivit.
Detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi, pasi Albin Kurti u shpreh dje se nuk do i dorëzonte detyrën duke premtuar se do të kthehet shumë shpejt në qeveri./abcnews.al