Zyrtarisht 10 mijë gola të kuq, Diego Jota në historinë e Liverpool

schedule08:39 - 28 Tetor, 2020

schedule 08:39 - 28 Tetor, 2020

Liverpool fitoi 2-0 në “Anfield” përballë danezëve të Midtjylland, sfidë që u mendua më e lehtë për djemtë e Jurgen Klopp. Danezët luftuan fort, u mbrojtën mirë dhe pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Gjithsesi, “The Reds” ia dolën të zhbllokonin sfidën në minutën e 55-të. Veprim i bukur i Trent Alexander-Arnold në krahun e djathtë dhe finalizim i lehtë i Diego Jota.

Në minutat shtesë erdhi edhe goli i qetësisë. Momo Salah nuk gaboi nga pika e bardhë dhe Liverpool kryeson grupin D me 6 pikë, ndjekur nga Atalanta me 4.

Rikthemi te goli i Diego Jota, që ishte rrjeta numër 10.000 e kampionëve të Anglisë në të gjithë kompeticionet dhe ndeshjet zyrtare.

Një moment kënaqësie dhe krenarie për 23-vjeçarin portugez, i cili futet në historinë e klubit të famshëm me realizimin e mbrëmjes së sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!