Zyrtari ukrainas: Sulmet me raketa në Kiev, të pakuptimta

schedule16:49 - 18 Maj, 2023

schedule 16:49 - 18 Maj, 2023

Sekretari i Këshillit të Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov i ka quajtur sulmet e fundit të Moskës ndaj Kievit “të pakuptimta”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Danilov u shpreh se këto veprime po kryheshin për të ngritur “histerinë patriotike” në Rusi.

Kyiv mbetet objektivi i paarritshëm i Putinit. Vendet simbolike të Kievit janë objektivi i sulmeve raketore ruse. Kremlinit i duhen ato sulme të pakuptimta dhe të shtrenjta për Rusinë ndaj kryeqytetit për të rritur shkallën e histerisë patriotike brenda vendit.

Në Rusi, një proces dëshpërimi dhe zhgënjimi me autoritetet po zhvillohet në sfondin e ofensivës së pasuksesshme dhe dështimeve në front”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!