“Rusët janë duke u përgatitur për një sulm madhor kimik të mërkurën e 11 majit.” Kështu ka deklaruar ditën e sotme deklaroi nënkryetari i këshillit bashkiak të Mariupolit, Oleksandr Lashin.
Në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Lashin tha se sulmi po përgatitet ndaj luftëtarëve ukrainas që vijojnë të qëndrojnë në fabrikën e çelikut Azovstal.
Ndërkohë, BBC raporton se luftimet vijojnë rreth e qark Ukrainës. Aktualisht beteja po zhvillohen rreth qytetit Rubizhne (në veri të Severodonetsk) dhe Bilohorivka (në perëndim). Më në perëndim, kryetari i qytetit strategjik të Slovyansk thotë se ushtria ruse ka bombarduar qendrën e qytetit.
Larg Donbasit, guvernatori i Mykolaiv-it thotë se rajoni po pëson më shumë sulme se zakonisht gjatë natës ndërsa janë disa të plagosurit. Në qytetin e shkatërruar të Mariupolit, forcat e mbetura ukrainase po mbrojnë ende fabrikën e çelikut Azovstal nga sulmet e rusëve.
Dhe në qytetin port të Detit të Zi, Odesa, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u detyrua të kërkonte strehim pas një sulmi raketor. /abcnews.al/