Zyrtari ukrainas: Organizata kriminale u shet foshnja të porsalindura qytetarëve të huaj

schedule11:44 - 4 Gusht, 2023

schedule 11:44 - 4 Gusht, 2023

Të paktën tetë foshnja ukrainase janë marrë ilegalisht jashtë vendit nga një bandë kriminale që ua shiste qytetarëve të huaj, ka thënë komisioneri i Kievit për të drejtat e njeriut. 

Organizata kërkoi gra në situata të vështira financiare, duke u ofruar atyre para për të lindur fëmijë duke përdorur donatorë të huaj të spermës “nën maskën e nënës surrogate”, tha Dmytro Lubinets. 

“Çertifikata e lindjes së foshnjave tregonte klientin e huaj, i cili më vonë i dha bazë ligjore për ta nxjerrë fëmijën jashtë vendit. Kostoja e ‘shërbimeve’ të tilla varionte nga 50,000 deri në 70,000 euro,” shtoi ai në Telegram .

“Sot bëhet e ditur se si pasojë e aktiviteteve kriminale të këtij grupi, tetë foshnja janë nxjerrë jashtë shtetit në mënyrë të paligjshme, për fat të mirë është bërë e mundur të parandalohet largimi i një fëmije tjetër. 

Lubinets tha se çështja është bërë “akute” gjatë luftës, me rrezikun e trafikimit të qenieve njerëzore në rritje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!