Dnipro, është një ndër qytetet më të goditura nga agresioni ushtarak i Rusisë. Ndërkohë, nënkryetari i bashkisë së qytetit në Ukrainën qendrore, thotë se morgjet e qytetit janë të mbushura me trupa të ushtarëve rusë.
Mikhail Lysenko tha se kishte më shumë se 1,500 kufoma në katër frigoriferë, raportoi agjencia e lajmeve AFP.
Ai tha se zyrtarët e qytetit nuk donin t’i digjnin apo varrosnin në varre masive, përcjell abcnews.al.
Lysenko u bëri thirrje nënave të ushtarëve rusë që të flisnin me komandantët e djemve të tyre të vdekur në mënyrë që të merrnin trupat e tyre. /abcnews.al

